Dëshmi

August 23, 2019 | 8:50

Arsyet pse Bill Gates dhe Steve Jobs i rritën fëmijët e tyre pa teknologji

Nëpërmjet studimeve, psikologët kanë zbuluar se sa të rrezikshëm janë telefonat inteligjentë për trurin e adoleshentëve. Studimi zbuloi se rreziku i depresionit për një fëmijë të klasës së tretë rritet me 27% kur ai përdor shpesh rrjetet sociale. Fëmijët që përdorin telefonat e tyre për të paktën tre orë në ditë kanë shumë më shumë gjasa të bëjnë vetëvrasje. Dhe studimet e fundit kanë zbuluar se shkalla e vetëvrasjeve mes adoleshentëve kryeson në Shtetet e Bashkuara, duke i konsideruar telefonat inteligjentë si forcë nxitëse.

Por sinjalet për rrezikun që paraqesin telefonat inteligjentë duhej të ishin të qarta që para një dekade, sipas edukatorëve Joe Clement dhe Matt Miles, bashkëautorë të librit “Screen Schooled: përdorimi i tepërt i teknologjisë po i bën fëmijët tanë më budallenj”.

Fakti që dy figurat më të mëdha të teknologjisë së fundit, Bill Gates dhe Steve Jobs nuk i lejuan fëmijët e tyre të përdornin produktet që ata krijonin, duhet të na mësojë diçka, argumentojnë Clement dhe Miles.

“Çfarë dinë këta drejtues të pasur të teknologjisë për produktet e tyre dhe që konsumatorët e tyre nuk e dinë?”, shkruajtën autorët. Përgjigja, sipas një numri në rritje të testeve, është fuqia për të krijuar varësi nga teknologjia digjitale.

“Ne e kufizojmë sasinë e teknologjisë që fëmijët përdorin në shtëpi”

Në vitin 2007, themeluesi i Microsoft planifikoi një kufi kohor para ekranit, kur vajza e tij filloi të zhvillojë një varësi të pashëndetshme për një videolojë. Ai gjithashtu nuk i lejoi fëmijët e tij të kishin telefona celularë derisa të mbushnin 14 vjeç. (Sot mosha mesatare e një fëmije që merr telefonin e parë është 10 vjet).

Jobs, Drejtori i Përgjithshëm i Apple deri në vdekjen e tij në 2012, zbuloi në një intervistë në New York Times në 2011 se ai ndaloi fëmijët e tij të përdorin iPad-in e sapo lançuar. “Ne e kufizojmë sasinë e teknologjisë që fëmijët tanë përdorin në shtëpi,” tha Jobs për reporterin Nick Bilton.

Në një intervistë të fundit në kanalin e lajmeve Cheddar, bashkëkrijuesi i iPod, Toni Fadell hipotetizoi se, nëse Steve Jobs do të ishte sot gjallë, ai do të përballej me rritjen e shqetësimeve shoqërore, për shkak të varësisë nga teknologjia. “Ai gjithmonë thoshte:”Ne duhet të bëjmë diçka në lidhje me të,” tha Fadell.

Në “Screen Schooled”, Clement dhe Miles pretendojnë se prindërit e pasur të Silicon Valley duket se kapin fuqitë e varësive nga celularët, tablet dhe kompjuter, më shumë sesa publiku i gjerë, përkundër faktit se këta prindër shpesh jetojnë duke krijuar dhe duke investuar në atë teknologji.

“Është interesante të mendosh që në një shkollë moderne publike, ku fëmijëve u kërkohet të përdorin pajisje elektronike, siç janë iPads,” autorët shkruan: “Fëmijët e Steve Jobs do të kishin qenë të vetmit që do të hiqnin dorë.”

Fëmijët e Jobs e kanë mbaruar shkollën, kështu që është e pamundur të dihet se si do të reagonte bashkëthemeluesi i ndjerë i Apple ndaj teknologjisë arsimore, ose “edtech”. Por Clement dhe Miles sugjerojnë që nëse sot fëmijët e Jobs do të ndiqnin një shkollë të zakonshme amerikane, ata do ta kishin përdorur teknologjinë në klasë shumë më tepër sesa në shtëpi.

Të paktën kjo është e vërtetë për shkollat e zakonshme, sipas bashkëautorëve. Një numër shkollash të specializuara të Valley Silicon, të tilla si Shkolla Waldorf, e përdorin shumë pak teknologjinë. Ata përdorin dërrasat e zeza dhe lapsat. Në vend që të mësojnë të kodojnë, fëmijëve u mësohet aftësia për bashkëpunim dhe respekt. Në shkollën Brightworks, fëmijët mësojnë krijimtarinë duke ndërtuar objekte.

ENTECH nuk do të jetë një ilaç

Nëse ka ndonjë lëshim që Gates ka bërë në teknologji, ai është një avantazh që u ofrohet studentëve në kontekste të caktuara arsimore. Në vitet që Gates zbatoi politikën e tij, filantropisti miliarder ka pasur një interes të mprehtë në edukimin e personalizuar, një qasje që përdor pajisjet elektronike për të ndihmuar në personalizimin e planeve mësimore për secilin student.

Në një postim të fundit, Gates përuroi Summit Sierra, një shkollë me bazë në Seattle që analizon qëllimet personale të studentëve dhe harton një rrugë për të arritur atje. Mësuesit në mjediset e të mësuarit të personalizuar marrin më shumë se një rol trajnimi, duke ndihmuar dhe shtyrë studentët të kthehen në rrugën e duhur kur ata shpërqendrohen. Teknologjia në këto raste përdoret sa më saktë që të jetë e mundur dhe në mënyrat që Gates i njeh si të dobishme për zhvillimin e një studenti, jo si argëtim.

“Mësimi i personalizuar nuk do të jetë një ilaç,” shkroi ai. Por Gates tha që “ai është i sigurt se kjo qasje mund të ndihmojë shumë më shumë të rinj të përfitojnë sa më shumë nga talentet e tyre”.

 

 

Burimi / https://it.businessinsider.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top