Padyshim që nuk është e re: ne jemi ‘jin dhe jang’, dielli dhe hëna, e zeza dhe e bardha, sepse burrat dhe gratë janë programuar ndryshe dhe ndryshimet e bëjnë mrekullisht sa të vështirë dhe të bukur të jesh së bashku. Por pse “seksi i fortë” mendon për përbërësin fizik të dashurisë shumë më tepër sesa “seksi i dobët”? E shpjegon edhe shkenca, le ta zbulojmë së bashku.
Hiqni dorë nga mitet e rreme: Për të filluar, nuk është aspak e vërtetë që burrat mendojnë vetëm dhe ekskluzivisht për seksin në shumicën e ditës. Një studiuese amerikane, Terri Fisher, me studimet e saj ka nxjerrë në pah mënyrën sesi mendimi për seksin është i ndryshëm midis meshkujve dhe femrave, pavarësisht nga koha gjatë të cilës truri ynë mendon për erosin. Në fakt, nëse është e vërtetë që burrat kanë pothuajse dyfishin e numrit të mendimeve erotike në krahasim me gratë (përkatësisht 18 dhe 10 herë në ditë), është po aq e vërtetë që burrat gjithmonë mendojnë më shpesh edhe për ushqimin dhe gjumin. Në thelb, burrat u kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të tyre parësore!
Neuronet kanë rëndësinë e tyre: Duke marrë parasysh që gjinia mashkullore është më e vëmendshme ndaj nevojës për aktivitet seksual, sidoqoftë ekzistojnë edhe prova gjenetike. Një studim i botuar në revistën “Nature” shpjegon se burrat kanë neurone MCM, një akronim për “Mystery Cells of Male” ose “qelizat misterioze të meshkujve”, qelizat nervore që e bëjnë seksin të jetë përparësi për ta. Këto neurone zhvillohen me pjekurinë seksuale dhe i kujtojnë individit mashkull se çiftëzimi është aq thelbësor saqë edhe ushqimi mund të kalojë në plan të dytë.
Edukimi ka pjesën e vet: Një kapitull shumë i rëndësishëm është i lidhur edhe me fantazitë erotike. Në këtë rast, gjinia mund të jetë plotësisht e parëndësishme, por ajo që në të vërtetë ka rëndësi është vetëvlerësimi seksual i një personi. Ndjesia që shkakton erotizmi dhe seksualiteti është ajo që bën ndryshimin në të dyja gjinitë; njerëzit e lirë kanë më shumë fantazi se të tjerët sepse ndjehen të dëshiruar dhe kjo çon në të menduarit më shpesh për seksin.
Hormonet janë zotërit (ose pothuajse): Hormoni që rregullon dëshirën seksuale është testosteroni, në të dyja gjinitë, ai prodhohet nga testikujt te burrat dhe nga vezoret te gratë, dhe në një pjesë minimale nga lëvorja mbiveshkore e të dyjave. Ajo që bën ndryshimin në oreksin seksual është se ndërsa për burrat dëshira korrespondon me një lloj “makinerie” që vjen nga brenda, ajo e grave stimulohet nga dëshira dhe eksitimi i partnerit, nga një kontekst i favorshëm, i qetë, por ndonjëherë edhe pak më i rrezikshëm.
Në mëngjes apo në mbrëmje? Statistikat (dhe përvoja e secilit prej nesh) thonë se shumica e djemve dëshirojnë të bëjnë seks në mëngjes. Nuk është çudi, duke pasur parasysh që shkalla e testosteronit te burrat me dritën e parë të ditës rritet me 30%. Përkundrazi, gratë për t’u eksiuar kanë nevojë për një kontekst të përshtatshëm. Ndjenja e relaksit, pushimit dhe ndoshta pa shumë mendime është pothuajse një kusht i kushtueshëm: kjo është arsyeja pse koha ideale për një takim plot pasion me gratë është në mbrëmje, kur fëmijët janë në gjumë dhe problemet e zyrës shtyhen për ditën tjetër. Sidoqoftë, jo vetëm gjatë ditës: ndryshimet në dëshirë manifestohen gjithashtu edhe në bazë të stinëve, pasi bioritmi ka një ndikim të rëndësishëm. Gratë thonë se dëshira manifestohet më fuqishëm kur arrin pranvera, ndërsa burrat deklarojnë se e ndiejnë rizgjimin më vonë, drejt fillimit të verës.
Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.