Marrëdhënie

December 26, 2018 | 14:52

Arsyet pse burrat e kanë të vështirë të gjejnë një grua të ndershme

Një grua e ndershme ka karakteristika që e bëjnë të jetë e tillë, por shpesh shihen si shumë të vështira për t’u përballuar nga seksi i kundërt. Me pak fjalë, meshkujt nuk i preferojnë shumë të ndershmet.

Burrave u është mësuar të besojnë se gratë duhet të jenë të nënshtruara, të turpshme dhe të kenë gjithnjë nevojë për një burrë që rrotullohet nëpër shtëpi. Pikërisht ky është edhe problemi: Një burrë i pjekur do e pikasë krijesën e fortë dhe të pavarur dhe do ta vlerësojë për këtë. Por cilat janë arsyet të cilat e bëjnë shumë të vështirë gjetjen e një gruaje të ndershme?

  1. E vërteta e hidhur

Në rrugëtimin e viteve, një grua e ndershme ka mësuar nga gabimet e saj dhe njohjet që ka patur.

Një grua e ndershme kërkon gjithnjë të mësojë nga gabimet dhe të gjejë një mënyrë për t’i përmirësuar ato. Ndershmëria e saj mund të ngjajë vulgare, por në të vërtetë, ajo po mbron veten para se ndonjë burrë ta lëndojë!

  1. Asnjë mashtrim

Disa njerëz që takojmë në jetë, kalojnë ‘rrugës sonë’ vetëm për të mashtruar apo për të ndërmarrë aventura dashurie pak serioze. Një grua e ndershme e kapërcen këtë. Mos mendo kurrë se një grua e ndershme është e interesuar për gjithçka, përveçse për një lidhje serioze, sepse është e gabuar.

  1. Të vë me ‘shpatulla për muri’ me pyetje serioze dhe kërkon përgjigje serioze

Gratë e ndershme duan të shkojnë drejt e tek thelbësorja, pa shumë fjalë të kota. Edhe në takimin e parë, nuk kanë frikë të bëjnë pyetje të rëndësishme, për të testuar personin që kanë përballë. Burrat mund të ndihen si të ‘bombarduar’ nga kjo lloj sjelljeje, por është më mirë që të përballeni me këtë gjë që në fillim.

  1. Nuk injoron problemet

Një grua e ndershme dhe serioze nuk heziton aspak të përballet me një problem dhe ta zgjidhë atë. Kjo është diçka që duhet t’u pëlqejë burrave, por shumë prej tyre e shohin si shenjë pavarësie.

  1. Shpreh pritshmëritë që ka për të ardhmen

Ndershmëria vjen me pjekurinë dhe një grua që ka këto cilësi, ka edhe një lloj ideje se çfarë pret nga e ardhmja. Disa burra duket se frikësohen nga kjo, por kushdo që e ka ‘kokën në vend’, do e shohë një gjë të tillë si kyçin e një marrëdhënie të lumtur dhe një të ardhmeje të suksesshme.

  1. Shumë e hapur ndaj marrëdhënieve të shkuara

Pjesa më e madhe e meshkujve, nuk do të dëgjojë të flitet për ish-ët, por një grua e ndershme do e shohë të shkuarën e saj si një instrument të dobishëm për të evituar përsëritjen e gabimeve të njëjta, të cilat kanë shkatërruar marrëdhëniet e mëparshme. Ndërkohë, një gjë e tillë rrit mençurinë.

  1. Shumë të pavarura

Për burrat, një grua e pavarur është si një person që do t’i sfidojë. Shumë burra duan të jenë të nevojshëm për gratë, por një grua e pavarur është fat ta kesh. Një grua e tillë mund të jetë një burim i çmuar dhe një partner për t’u patur, falë aftësisë së saj për të qëndruar kokë lart pranë burrit të saj. Krahë për krahë do mund të ‘pushtojnë botën’.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top