Të jesh i dobët është e shkruar në ADN-në tuaj dhe shumica e njerëzve mund të qëndrojnë kështu gjatë gjithë jetës pa përpjekje dhe pa mundim.
Shkencëtarët e Universitetit Cambridge kanë bërë një studim në pothuajse 14.000 njerëz të peshave të ndryshme, me fokusimin në ADN-në e tyre. Në përfundim të tij doli se ekzistojnë gjene të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit apo nuk e bëjnë joshës ushqimin.
Pikërisht gjene të tilla janë gjetur te më shumë se 1.600 persona të shëndetshëm të intervistuar. Te shumica e tyre gjenet kanë meritën për shkak se ushqimi nuk u intereson tepër dhe hanë pikërisht vetëm kur janë të uritur. Nga ana tjetër, rreth 40% e njerëzve të dobët që morën pjesë në hulumtim kanë thënë që e duan ushqimin dhe hanë çfarëdo që dëshirojnë dhe pa ngurrim.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.