Kafshimi i thonjve është një zakon relativisht i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave. Në fakt, vlerësohet se 30% e fëmijëve, 45% e adoleshentëve dhe 25% e të rriturve kafshojnë thonjtë e tyre. Shumica e mjekëve pajtohen me faktin se ngrënia e thonjve shpesh rrjedh nga stresi dhe nervozizmi. Përveç sikleteve sociale që mund të vijnë nga thonjtë e shëmtuar, ka mjaft shqetësime shëndetësore që njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm.
Ja disa nga arsyet përse duhet ta eliminoni këtë zakon:
Erë e keqe e gojës
Thonjtë krijojnë baktere në gojën tuaj dhe si rezultat çojnë në erë të keqe të gojës. Por askush nuk ka dëshirë që të ketë një përfundim të tillë.
Mund të shkaktojë infeksion të thonjve
Teksa kafshoni thonjtë, bakteret, infeksionet dhe mikroorganizmat kalojnë nga plagë të vogla duke shkaktuar ënjtje, skuqje dhe qelb rreth thonjve. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, infeksioni bakterial i shkaktuar nga kafshimi i thonjve është një nga problemet më të përhapura të thonjve.
Ju sjell probleme dentare
Kafshimi i thonjve pengon mbylljen e duhur të dhëmbëve duke shkaktuar zhvendosjen e dhëmbit nga pozicioni i duhur dhe sjell kështu deformim dhe dobësim të tyre.
Mund të humbni përgjithmonë thonjtë tuaj
Ngrënia afatgjatë e tyre mund të dëmtojë shtratin e thonjve, gjë që mund të çojë në shkurtimin e pakthyeshëm të thonjve.
Thonjtë rriten brenda në mish
‘Ngrënia’ e thonjve shkakton thonj të rritur në mish. Gjithashtu shkakton ënjtje, skuqje dhe dhimbje. Ajo mund të shkaktojë dhe infeksione, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Çon në sëmundje të shkaktuara nga bakteret
Thonjtë janë vendi ideal për formimin e baktereve si salmonela dhe E. coli. Sa herë të kafshoni thonjtë, këto baktere kalojnë në gojë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar infeksion. Thonjtë janë dy herë më të pisët sesa gishtat. Është shumë e vështirë t’i mbash pastër duke i bërë ata fajtorë për transferimin e organizmave infektive.
Shkakton ftohje
Sa herë që kafshoni thonjtë, ekspozoheni ndaj mikrobeve të virusit të gripit apo të ftohjes.
Mund të formojë lytha për shkak të infeksioneve HPV
Lythat në gishtat tuaj të shkaktuara nga “Human Papiloma Virus” ose shkurt HPV, janë efekte të zakonshme nga kafshimi i vazhdueshëm i thonjve. Këto lythat mund të përhapen shumë lehtë në buzë dhe gojë teksa kafshoni thonjtë.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.