Shumë njerëz e dinë se uthulla e mollës është mjaft e dobishme për shumë gjëra, por ajo që ata nuk e dinë është se kjo mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj. Uthulla e mollës, jo vetëm që nuk e dëmton lëkurën tuaj, por përkundrazi ju kursen paratë e pastruesve të shtrenjtë të fytyrës.
Mësoni pesë arsyet bindëse pse duhet ta shpëlani çdo ditë fytyrën me uthull molle.
Parandalon dhe redukton shenjat e moshës
Lani fytyrën tuaj me uthull molle çdo ditë dhe shikoni se si pikat e moshës nisin të zvogëlohen, ose të zhduken fare. Dr. Doug Willen rekomandon se efikasiteti i kësaj uthulle është fantastik. Acidet alfa hydroxy (AHA Acide) në uthullën e mollës depërtojnë thellë në lëkurë, e bëjnë atë të shëndetshme dhe largojnë shenjat e moshës. Acidet AHA shpesh përdoren në produktet e kujdesit të shtrenjtë të lëkurës, por ju nuk keni nevojë të harxhoni paratë tuaja për to.
Lufton aknet
Procesi i bërjes së uthullës së mollës krijon acid malik. Kjo është ajo që e bën uthullën e mollës aq të mirë për aknet. Studimet kanë treguar se acidi malik mund të vrasë bakteret dhe të luftojë viruset. Ajo parandalon daljen e puçrrave në fytyrë, të cilat zakonisht ndodhin për shkak të inflamacionit dhe baktereve.
Balancon PH e lëkurës
Sipas dermatologut të New York-ut, Dr. Karen Hammerman, nëse lani fytyrën me uthull molle të holluar në ujë 3-4 herë në javë, mund të ndihmoni në balancimin e nivelit të pH në fytyrë. Uthulla e mollës balancon sebumin që mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme dhe me vaj. Lani fytyrën çdo ditë për të mbajtur një çehre të bukur dhe të freskët.
Parandalon rrudhat
Sipas Jodi Friedman, një bloger për “The Huffington Post”, uthulla e mollës gjithashtu bën mrekulli kur është fjala për zvogëlimin e rrudhave. Që kjo të funksionojë, lani fytyrën me uthull të holluar çdo ditë. Disa njerëz mendojnë se pirja e një gote uthull molle gjithashtu ndihmon. Përzihet një lugë uthull në gjashtë lugë ujë.
Largon toksinat
Studimet tregojnë se larja e fytyrës çdo ditë me uthull molle të holluar me ujë vret toksinat dhe i jep lëkurës një shkëlqim të bukur. Ndaj, praktikojeni sa më shpesh!
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.