Mirëqenie

May 14, 2019 | 10:48

Arsyet pse duhet ta përdorni më shumë karafilin…

Karafili është përdorur kryesisht në gatimin e ëmbëlsirave të ndryshme e të shumëllojshme, në mishrat e zier, në disa salca, në marinimin e mishit të drerit, për mishin e pjekur, për supa (sidomos pule) dhe ndonjëherë me djathin e stazhonuar. Me karafil shkojnë mirë edhe disa perime të ëmbla, të tilla si qepa apo karota. Në Perëndim, ai përdoret shpesh për t’i dhënë shije çajrave bimorë.

Përdorime të tjera të karafilit

– Jashtë kuzhinës ai gjen hapësira të gjera edhe në kozmetikë, parfumeri dhe si deodorant për ambientet e jashtme.

– Kundër insekteve dhe erës së mykut në dollapë.

– Karafila të futur në një mollë ose në një portokall janë përdorur si një alternativë për të mbytur kimikatet dhe insektet si edhe në dollapë për të hequr erën e mykut nga veshjet dhe rrobat.

– Gjejnë përdorim edhe kundër fluturave. Mbani në qilarin tuaj në një tas me karafila për të mbajtur larg fluturat, që shpesh arrijnë të pushtojnë të gjitha ushqimet. Si me të gjitha aromat më të mira, duhet të jemi të kujdesshëm për dozën që përdorim. Një ose dy karafila janë të mjaftueshëm për t’i dhënë shije një gatimi pa ndryshuar shijen themelore. Kur të blini një karafil, ai duhet të këtë një pamje të plotë dhe jo të thërrmuar. Mund ta ruani atë në kontejnerë hermetikë larg nga drita dhe lagështia.

Vetitë kurative

Karafili ka veti anestezike të forta lokale, aq shumë sa që është përdorur për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve. Vendosni një karafil në zgavrën e një dhëmbi që ju dhemb dhe do të shikoni që do ju qetësojë dhimbjen. Lehtëson dhimbjen e kokës duke stimuluar qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon pacientët që vuajnë nga zemra. Nuk përmban gluten dhe vetëm me anë të një çaji me karafil ju mund të dezinfektoni me gargare edhe dhimbjen e fytit.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top