Imagjinoni pak: Jeni duke shijuar jetën me pasionet tuaja. Ju besoni se çdo vendim është i drejtë dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Por papritmas…bum! Ju bini në dashuri dhe e gjitha bota juaj tronditet. Më poshtë do të lexoni ndryshimet që sjell dashuria në jetën dhe zemrat tona. Prandaj, për këto arsye duhet të dashuroni pafund:
Dashuria na bën emocionalë
Ne kemi nevojë për ndjeshmëri në marrëdhëniet tona, pasi na ndihmon të kuptojmë ndjenjat e partnerëve tanë. Kur ne jemi në gjendje të kapim emocionet e tyre në një moment të caktuar, ne dimë se çfarë të themi dhe si t’i ngushëllojmë. Kjo është një eksperiencë mahnitëse që i bën marrëdhëniet më të forta. Kur bien në dashuri, disa njerëz tregojnë se bëhen më të ndjeshëm edhe ndaj të huajve, jo vetëm ndaj njerëzve që duan.
Dashuria na jep durim
Nëse kurrë nuk e keni kuptuar pse duhet të jeni të duruar me të tjerët, dashuria do t’jua japë këtë mësim. Durimi është themeli, ku bazohen marrëdhëniet e besimit.
Dashuria na tregon rëndësinë e të qenit i sjellshëm
Është e vërtetë se kur dashuria arrin në mendjen tonë, ne e idealizojmë gjysmën tjetër. Por kur magjia e këtyre ndjenjave tretet pak, ne fillojmë të shohim të gjitha dobësitë e tyre. Në këtë moment është e rëndësishme të kuptojmë se ne duhet të jemi të mirë me ta në çdo situatë, edhe kur ata nuk dinë të bëjnë çdo gjë mirë.
Dashuria është një shtyllë motivimi
Mos e harroni atë kohën e bukur, kur ndjenit fluturat në stomak. Ju keni bërë çmos që t’i bëni përshtypje partnerit tuaj. Në disa raste, njerëzit janë në gjendje të arrijnë synime që kurrë nuk mund të kishin ëndërruar ose të ndryshonin stilin e tyre të jetesës për shkak të dashurisë frymëzuese që u ka dhënë atyre. Dashuria është një shtyllë motivimi dhe shprese dhe shumë histori e vërtetojnë se kjo gjë është e vërtetë.
Dashuria na mëson të falim
Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe secili prej nesh mund të bëjë gabime. Kjo nuk është gjë e lehtë për t’u pranuar, veçanërisht kur kemi pritshmëri të larta për njerëzit. Por kur bëhet fjalë për fuqinë e dashurisë, nuk ka asgjë që mund të na ndalojë të falim. Ne shpesh kemi nevojë për kohë për ta realizuar atë, por gjithashtu duhet të mbani mend se mund ta bëni. Shumë njerëz të ndryshëm konfirmojnë se dashuria na jep fuqinë të falim të tjerët.
Burimi / intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.