Mirëqenie

September 27, 2019 | 10:58

Arsyet pse duhet të flini në anën tuaj të majtë

Ne të gjithë e dimë se kohëzgjatja e gjumit është e rëndësishme për mirëqenien mendore dhe fizike, por rezulton se edhe pozicioni si flini mund të jetë një tjetër faktor po aq i rëndësishëm. Sipas hulumtimeve  nëse ju flini në anën e majtë bëni një gjumë më të mirë dhe gëzoni shëndet më të plotë.

1

Pozicionimi i trupit në anën e majtë mund të jetë më i mirë për tretjen, kurrizin, madje dhe zemrën. Gjashtë përfitimet e mundshme që mund të rrjedhin nga  pozicionimi juaj në anën e majtë.

1. Rritet efikasiteti në  sistemin limfatik

Limfa qarkullon nërpër rrjetin e sistemit limfatik. Në rrugetimin e tyre enët limfatike kalojnë nëpër nyje dhe gjendrra limfatike, të cilat si një lloj filtri i ndalin lëndët e dëmshme që ndodhen në limfë si p.sh pjesë te qelizave te vdekura ose qeliza të tëra, mikrobet që u kanë shpëtuar leukociteve. Nyja limfatike gjenden në qafë,nën shqetulla etj,te cilat rriten ne rast të invazionit te mikrobeve ne organizëm. Ajo qarkullon me tkurrjen e gjithë muskujve të trupit. Gjatë gjumit zvogëlohet aktiviteti i muskujve, prandaj limfa mbetet në inde, kjo është arsyeja qe kur zgjohemi nga gjumi jemi më të ënjtur) Si organe limfatike janë shpretka, bajamet, etj. Limfa luan rrol te rëndësishëm ne transportin e yndyrave. Ne zorrën e hollë lëndët yndyrore i thithin rrëzhdet zorrore, kurse limfa i përcjell deri ne vena. Në të kundërt, duke fjetur në krahun tuaj të djathtë mund të ulini efikasitetin e sistemit limfatik.

2. Mund të përmirësojë tretjen

Gjumi në anën e majtë ndihmon mëlçinë, stomakun, pankreasin që të punojnë më mirë duke neutralizuar acidet dhe yndyrnat.

3. Është e mirë për zemrën tuaj

Mjekët rekomandojnë që gratë shtatzëna të flenë në anën e majtë, në mënyrë që të përmirësojnë qarkullimin në zemër. më shumë se 80% e zemrës gjendet në anën e majtë të trupit, dhe gjumi në këtë krah do të bëjë që limfa e zemrës të rrjedhë nga forca e gravitetit.

4. Stimulon pastrimin

Qëndrimi në këtë anë falë valvulës iliocekale stimulon mbetjet ushqimore në zorrë në një mënyrë më të thjeshtë.

5. Mund të zvogëlojë urthin

Përsëri kjo është për shkak se stomaku ynë shtrihet në anën e majtë.

6. Mund të lehtësojë dhimbjet e  shpinës

Duke fletur në anën tuaj të majtë zvogëloni presionin mbi shpinë. Ndjeheni më rehat dhe përmirësohen shanset tuaja për të bërë një gjumë më të mirë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top