Mirëqenie

September 13, 2019 | 8:20

Arsyet pse duhet të konsumoni dy banane në ditë

Bananet janë fruta shumë të përhapur. Krahas shijes, ato kanë një numër të lartë përfitimesh për organizmin. Bananet renditen ndër 4 nga frutat më të shëndetshme në botë. Mirëpo, çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse konsumoni 2 banane në ditë?

Tensioni i gjakut– konsumimi i dy bananeve në ditë ndihmon në ruajtjen e parametrave normalë të tensionit të gjakut. Prania e kaliumit dhe e natriumit në këtë frutë ndikon, që të mbahet një shtypje normale e gjakut.

Rreziku nga kanceri– konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ndikon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes sidomos nga kanceri i zorrëve. Prania e vitaminës C në banane mundëson luftimit e radikaleve të lira, të cilat janë shkaktare të kancerit.

Shëndeti i zemrës– Konsumimi i vetëm dy bananeve në ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe funksionimin e zemrës. Fibrat dhe vitaminat që këto fruta përmbajnë ndikojnë në këto veti të bananeve.

Shëndeti i zorrëve – Diarreja dhe shtrëngimi i zorrëve janë disa nga problemet më të shpeshta te njerëzit. Nëse konsumoni banane dhe balanconi dietën tuaj, ju do të përmirësoni këto probleme.

Energjia – Bananet janë shumë të mira sidomos për personat, të cilët ushtrojnë aktivitete fizike dhe kanë nevojë për energji.

 

 

Burimi / https://www.gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top