Mirëqenie

November 12, 2019 | 8:40

Arsyet pse duhet të konsumoni më shpesh ananas

Shija e mirë e ananasit e bën këtë pemë të popullarizuar në të gjithë botën, por ka edhe arsye tjera se përse duhet ta konsumoni më shpesh. Konsumimi i ananasit ofron përfitime të shumta shëndetësore.

Më poshtë i keni disa prej arsyeve pse duhet të filloni të hani sa më shpesh ananas.

Është antipezmatues

Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila redukton me efikasitet inflamacionin.

Rregullon shtypjen e gjakut

Ananasi përmban sasi të larta të kaliumit, i cili vepron si zgjerues i venave, redukton stresin dhe tensionin në enët e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Ananasi forcon sistemin imunitar

Një sasi e vogël e ananasit ju furnizon me 130% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila stimulon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut për të forcuar sistemin imunitar dhe për t’ju mbrojtur nga sëmundjet.

Forcon eshtrat

Për shkak të përmbajtjes së lartë të magnezit, ananasi është shumë i mirë për forcimin e eshtrave.

Redukton dhimbjen e artritit

Prapë për shkak të përmbajtjes së bromelainit, ananasi njihet për lehtësim të dhimbjes së muskujve dhe për zvogëlim të inflamacionit në nyje, duke përfshirë inflamacionin e shkaktuar nga artriti.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top