Meditimi është një mjet për të transformuar mendjen. Praktikat budiste të meditimit janë teknika që nxisin dhe zhvillojnë përqendrimin, qartësinë, pozitivitetin emocional, dhe një shikim të qetë të natyrës së vërtetë të gjërave. Duke u angazhuar me një praktikë të veçantë meditimi, ju mësoni modelet dhe zakonet e mendjes tuaj, dhe praktika ofron një mjet për të kultivuar mënyra të reja, më pozitive të të qenit. Meditimi mund të ketë një efekt transformues dhe mund të çojë në një kuptim të ri të jetës.
6 arsyet pse duhet të meditoni:
Çliron stresin: Pas meditimit do keni ndjesinë e qetësisë
Ndihmon të arrini vetëkontroll: Meditimi ju ndihmon të balanconi mendimet që janë produkt i vetëkontrollit. Ju do të jeni më të përgatitur kur ballafaqoheni me konflikte, kjo për shkak se do keni vetëkontroll.
Ndihmon ta njihni veten më mire: Po sa të filloni të mësoni rreth meditimit ju do të vëreni se arrini tek çdo mendim dhe çdo qelizë e trupit tuaj. Kjo është e mjaftueshme që të mësosh më shumë rreth vetes, apo jo?
Meditimi ju kthen në qendër: Stresi dhe disa njerëz mund t’ju bëjnë të dilni jashtë qendrës dhe të ndjeheni të humbur. Meditimi ju sjell në qendër dhe ju mëson të gjeni qendrën sa herë që ndjeheni i humbur.
Meditimi ju rrit përqendrimin: Ju jeni tërësisht i përqendruar gjersa meditoni dhe kjo është më se e mjaftueshme, që të mprehësh përqendrimin.
Meditimi ju jep perspektivë të re: Meditimi ju ofron tjetër perspektivë ndaj jetës, botës, karrierës, shëndetit dhe marrëdhënieve.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.