Kafja është një burim i pasur i antioksidantëve. Në fakt, njerëzit në vendet perëndimore marrin më shumë antioksidantë nga kafja sesa kombinimi i frutave dhe perimeve. Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët të shumë sëmundjeve serioze dhe madje fatale.
Mund të ulni rrezikun e diabetit të tipit 2
Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga rritje e nivelit të sheqerit në gjak, e shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose pamundësia për të sekretuar insulinë. Analizimi i 18 studimeve tregoi se kafja ul këtë rrezik.
Mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer
Sëmundja e Alzheimerit është një nga më të përhapurat e sistemit nervor. Një studim zbuloi se personat që pinë kafe kanë rrezik 65% më të ulët të këtyre problemeve.
Mund të ulë rrezikun e kancerit të mëlçisë
Kafja duket të ketë përfitime të mëdha për shëndetin e mëlçisë. Njerëzit që konsumojnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të cirozës, si edhe kancerit të mëlçisë, shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjes së kancerit në mbarë botën.
Zvogëlon ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit
Parkinsoni karakterizohet nga vdekja e qelizave të trurit që gjenerojnë dopaminë. Shumë studime kanë treguar që konsumi i kafes dhe çajrave ul këtë rrezik
Mund të ulë rrezikun e depresionit dhe vetëvrasjes
Studimet tregojnë se konsumi i kafes ul rrezikun e depresionit dhe deri në 55% atë të vetëvrasjes.
Mund të ulni rrezikun e vdekjes së hershme
Kafja redukton vdekjen e hershme, ndoshta për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve dhe aftësisë së saj për të mbrojtur nga sëmundjet serioze të shëndetit.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.