Këshilla & Arsye

May 8, 2019 | 8:20

Arsyet pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni në mëngjes

A mund ta imagjinoni një ditë të shpenzuar pa konsumuar ujë, çaj apo ndonjë lëng? Nëse po, atëherë keni probleme serioze! Konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve ju thanë fytin dhe ju do të filloni t’i vëreni disa simptoma. Kjo ndodh çdo herë që shkoni në shtrat. Ju nuk konsumoni lëngje dhe trupi dehidratohet. Kështu, ju zgjoheni me gojë të tharë në mëngjes. Tani e dini përse ndodh kjo!

Prandaj, është e rëndësishme që të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet. Uji luan rol të rëndësishëm në trup dhe merr pjesë në thuajse çdo proces të mundshëm. Megjithatë, konsumimi i ujit në mëngjes, menjëherë sapo të zgjoheni, është diçka krejt ndryshe sepse sjell shumë përfitime shëndetësore!

Ju re-hidraton

Trupi është i dehidratuar në mëngjes, prandaj duhet të pini ujë sapo të zgjoheni. Kjo gjë përmirëson rrjedhën e oksigjenit dhe mbështet prodhimin e masës muskulore dhe të qelizave të gjakut.

Shpejton metabolizmin

Një gotë me ujë të ftohtë në mëngjes përmirëson shkallën metabolike deri në 24% dhe ju ndihmon të rregulloni peshën.

Detoksifikon trupin

Shprehia e konsumimit të ujit ju pastron zorrët, gjë e cila lehtëson absorbimin e vlerave ushqyese. Gjithashtu përmirëson edhe funksionin e veshkave.

Truri është 76% ujë

Truri nuk e kryen mirë punën e vet nëse trupi është i dehidratuar. Nëse s’keni konsumuar mjaftueshëm ujë, ju do të ndiheni të lodhur, të dehidratuar dhe do të keni luhatje besimi. Gjithashtu mund të keni edhe dhimbje koke.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top