Marrëdhënie

July 13, 2019 | 8:22

Arsyet pse duhet të puthni më shpesh…

Dashuria është një konfirmim i mirëqenies suaj mendore dhe fizike! Si manifestim kryesor i kësaj, natyrisht që është puthja. Këtu janë pesë arsyet pse ju duhet të puthni më shpesh. Ju bën mirë për shëndetin tuaj!

  1. Ka efekt kundër rrudhave

Kur buzët prekin dhe ritmi i zemrës suaj rritet. Gjatë këtij procesi, nivelet e kortizolit zvogëlohen, ndërsa trupi kalon në një goditje mirëqenieje. A e dinit se puthja ka veprim direkt kundër rrudhave tuaja? Rreth 29 muskuj përfshihen gjatë puthjes. Lëvizje këto që mund të përfshijnë të gjithë trupin, sa më intensive të jenë, aq më i thellë është emocioni. Puthja është efekti natyral i heqjes së rrudhave.

  1. Është anti-stres dhe lehtëson dhimbjen

Sipas disa studimeve, gjatë një puthjeje, trupi prodhon substanca natyrale me një efekt narkotik 200 herë më të fortë se morfina. Emblema e dashurisë romantike, puthja franceze falë neurotransmetuesve të prodhuar, ka efekte kundër stresit dhe djeg nga 3 deri në 13 kalori për çdo puthje 60 sekondëshe. Trupi gjithashtu liron serotonin, dopaminën dhe oksitocinën, hormone këto që përfshihen në menaxhimin e dhimbjeve.

  1. Jep paqe dhe lumturi

Ndërsa ju putheni, niveli i stresit ulet, ndërsa hormonet e kënaqësisë fluturojnë. Epiderma është e shtrirë, e gjendja juaj përmirësohet. Një puthje largon ankthin dhe rikthen paqen me botën. Kur na sulmojnë zemërimi bëhet pjesë e jetës sonë dhe ne e kemi shumë të vështirë që të ripozicionohemi në rolet tona në familje apo shoqëri. Një sondazh i kryer nga një ekip kërkimor që i përkiste një kolegji në Pensilvani tregoi se si puthja përmirëson disponimin e njerëzve duke ndihmuar në uljen e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit.

  1. Është e mirë për zemrën dhe sistemin imunitar

Puthja rrit impulsin, si edhe presionin e gjakut në sajë të aktivitetit të muskujve, çka sjell efekte të dobishme në organizëm. E puthura mund të përmirësojë simptomat që lidhen me alergjitë sezonale, pasi njerëzit që puthen është konstatuar se kanë nivele më të ulëta të proteinës IgE gjatë një studimi eksperimental të kryer në Japoni. Një puthje ka një ndikim pozitiv në përgjigjen e sistemit imunitar dhe në prodhimin e antitrupave, prandaj ajo favorizon mirëqenien e trupit në një kuptim fizik dhe mendor.

  1. Përmirëson ditën

A keni puthur sot mëngjes? Hulumtimi i kryer në Gjermani ka treguar se puthja e mirë në mëngjes ndihmon të jetë më efikas në punë, me efekte pozitive në vetëvlerësim. Ju puthni një partner, fëmijët tuaj, një mik apo prindërit tuaj: ka puthje që nënkuptojnë pasion, të tjera mirësi absolute, afërsi, ndjeshmëri.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top