Këshilla & Arsye

November 21, 2019 | 8:45

Arsyet pse duhet të qeshni në punë…

Studime të shumta tregojnë ndikimin pozitiv që humori mund të ketë në një zyrë pune. “Sipas hulumtimeve nga institucionet serioze si Wharton, MIT dhe Shkolla e Biznesit në Londër, çdo buzëqeshje ose shaka e bërë sjell me vete një mori përfitimesh biznesi,”. “E qeshura lehtëson stresin dhe mërzinë, rrit angazhimin dhe mirëqenien, dhe nxit jo vetëm kreativitetin dhe bashkëpunimin, por edhe saktësinë analitike dhe produktivitetin.” Profesori i Shkollës së Biznesit në Harvard, Alison Wood Brooks ka zbuluar se të bërit humor e shaka në punë mund t’i bëjë njerëzit të duken më kompetent.

“Kur filloni të qeshni, jo vetëm që lehtësoni ngarkesën tuaj mendore por pësoni edhe ndryshime fizike në trupin tuaj,” shpjegon Klinika Mayo. Kështu ju rrisni furnizimin e trupit me oksigjen, duke rritur çlirimin e endorfinës nga truri juaj. E qeshura gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë relaksimin e muskujve, të dyja mund të ndihmojnë në uljen e disa prej simptomave fizike të stresit.

Duke pasur parasysh gjithë hulumtimet që tregojnë se stresi më i ulët është në dobi të punonjësve dhe zvogëlon abstenimin, liria për të qeshur duket jo vetëm e mirë, por e domosdoshme në punë. Një grup studiuesish madje zbuluan se pas shikimit të një video-komedie, punonjësit ishin 10% më produktivë se sa homologët e tyre.

Megjithatë, mund të ketë ndikime negative nga humori i tepërt. Për shembull, drejtuesit që ngacmojnë anëtarët e stafit ose thonë shaka jo të hijshme mund të bëjë që edhe punonjësit e tjerë të sillen keq. Sipas profesorit të Shkollës së Biznesit në Harvard, Rosabeth Moss Kanter vihet re se pakicat numerike në situata profesionale, siç janë gratë kundrejt një grupi burrash, mund të ndjehen nën trysni për të qeshur me shaka që mund të poshtërojnë pakicën. “Çmimi i këtij lloj pranimi është ulja e respektit për secilin individ të kategorisë minoritare,” thotë ajo.

Por brenda kufijve të lejuar, e qeshura në tërësi është një gjë e mirë dhe përfitimet i tejkalojnë bindshëm rreziqet. Këshilla që ju jepet është: Lëreni buzëqeshjen tuaj të dalë natyrshëm. Jo gjithë ditën, por çdo ditë natyrisht. Është gjithmonë mirë të jeni të vetëdijshëm për vëllimin brenda mjedisit tuaj dhe të shmangni shpërqendrimin e kolegëve. Por siç vëren profesori i Shkollës Mjekësore të Harvardit Carl Marci, “E qeshura është një sinjal shoqëror mes njerëzve. Njësoj si shenjat e pikësimit. ”

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top