Sipas një studimi të kryer së fundmi, fëmijët që konsumojnë rregullisht vaktin e mëngjesit kanë rezultate më të larta në shkollë.
Studiuesit e universitetit “Leeds” treguan se rreth një e treta e nxënësve të përfshirë në studim, shumë rrallë ose asnjëherë nuk e hanin mëngjesin. Ndërsa më shumë se gjysma thanë se e bënin këtë shumë shpesh.
Katie Adolphus tha: Nxënësit e shkollave të mesme janë në disavantazh nëse nuk konsumojnë mëngjes, sepse nuk lejojnë që truri i tyre të marrë energjinë e nevojshme për të qenë aktiv për fillimin e ditës së shkollës. Evitimi i mëngjesit ose konsumimi i ushqimeve të varfra në vlera ushqyese rrit mundësitë për rezultate të dobëta në shkollë.
Studimi i kryer nxjerr në pah rëndësinë e vaktit të mëngjesit për nivele të larta në edukim. Sipas tij, vetë shkollat duhet të mundësojnë mëngjesin për nxënësit.
Raporti i publikuar pasqyron prova sesi një mëngjes i shëndetshëm përmirëson rezultatet e fëmijëve në shkollë, rrit përqendrimin e tyre në klasë, gatishmërinë për të mësuar dhe për të qenë korrekt.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.