Shumë prej nesh e dinë që kërpudhat kanë pasoja në shëndetin tonë, por e keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të pësojmë prej tyre? Kërpudhat përmbajnë hitinë, të cilën trupi e tret me vështirësi, si edhe sasia të madhe të proteinave bimore. Mirëpo, këto proteina gjithashtu janë shumë të rënda për përpunim dhe kërkojnë që trupi të prodhojë enzima të caktuara. Enzimat e tilla, për shembull, nuk i prodhon trupi i fëmijës.
Nga ana tjetër, kërpudhat përmbajnë vitamina D, B3, kripëra minerale, proteina dhe këto në pothuajse sasi të njëjta si edhe mishi, vitamina të grupit B, amino-thartira, substanca ekstraktive etj. Kjo është shumë impresive, mirëpo larg nga ajo që kërpudhat nuk mund të zëvendësohen me perime dhe fruta të tjera.
Rezulton që peshën në stomak, ngarkesën e pankreasit dhe traktit gastrointestinal e marrim nga kërpudhat, ndërkaq dobitë potenciale për trupin mund të kompensohen me fruta dhe perime të freskëta.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.