Këshilla & Arsye

October 15, 2019 | 11:08

Arsyet pse fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit dhe mënyra se si duhet të reagoni

Çdo prind e di sa e bezdisshme është kur fëmija e injoron apo refuzon t’i bindet urdhrave, e veçanërisht kur vazhdimisht i thotë diçka. Kristina Montesori, edukatore 36 vjeçare, ka identifikuar disa prej arsyeve të mundshme se përse fëmijët nuk iu binden prindërve.

Nuk mund t’ju dëgjojnë

Fëmijët ndonjëherë përqendrohen shumë në interesat e tyre; vizatim, lojëra, etj., saqë vërtet se nuk mund t’ju dëgjojnë se çfarë po thoni. Kur janë duke kryer një aktivitet dhe ju u flisni, ata thjesht e interpretojnë si zhurmë në prapavijë. Në këto raste, rekomandohet që ta fitoni vëmendjen e fëmijës duke u ulur në nivelin e tij, duke bërë kontakt me sy dhe pastaj duke i interpretuar kërkesën tuaj.

Nuk dëshirojnë t’ju binden

Ndonjëherë fëmijët thjesht nuk dëshirojnë të bëjnë çfarë iu thoni. Jo për shkak se dëshirojnë t’jua sosin çdo atom të durimit që keni, por thjesht sepse kanë dëshira të tjera. Në raste të tilla, duhet t’iu tregoni se i kuptoni ndjenjat e tyre dhe t’u kërkoni me mirësi t’ju binden.

Nuk kuptojnë

Shpesh mund t’iu jepni fëmijëve shpjegime të gjata se çfarë kërkoni nga ta, por ata e kanë shumë të lehtë të harrojnë. Ndoshta mund t’ju duket se fëmijët po ju injorojnë, por thjesht mund të mos jenë duke kuptuar se çfarë po iu kërkoni. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë më të vegjël. Prandaj, kur i kërkoni fëmijës të bëjë diçka, përdorni sa më pak fjalë që të jetë e mundur.

Janë të zënë

Çfarëdo që fëmija juaj mund të jetë duke bërë në atë moment mundet që juve të mos ju duket e rëndësishme, por mund t’i duket shumë e rëndësishme fëmijës. T’i kërkoni fëmijës të vijë të hajë drekë kur është duke kryer një lojë është po aq bezdisëse sa kur ju ndërpret dikush gjatë kohës që jeni duke shkruar një e-mail.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top