Mirëqenie

January 14, 2017 | 8:40

Arsyet pse femrat kanë më ftohtë se meshkujt

Ndodh shpesh që të jeni duke u dridhur nën batanije, ndërkohë që partneri juaj mund të jetë duke parë televizor i qetë? Tashmë, studimet e fundit mund ta shpjegojnë këtë fenomen.

2

Sipas studimeve kjo ndodh sepse:

Femrat kanë temperaturë më të lartë trupi se sa meshkujt

Temperatura e trupit të femrave ka qenë vazhdimisht më e lartë se e meshkujve. Por, kur trupi është i ngrohtë, ajri i ftohtë ndihet edhe më i freskët për trupin.

Femrat që përdorin kontraceptivë kanë temperaturë edhe më të lartë të trupit

Hormonet ndikojnë në temperaturën e trupit, duke i bërë femrat më të ndjeshme ndaj të ftohtit.

Femrat kanë gjymtyrë më të ftohta se meshkujt

Gjëja e parë që shpesh dëgjoni nga femrat është: “Më kanë ngrirë duart e këmbët”. Kjo është e vërtetë. Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore të “Lancet” në Britaninë e Madhe, duart dhe këmbët e femrave janë më të ftohta se ato të meshkujve.

Femrat kanë metabolizëm më të ngadaltë se meshkujt

Meshkujt kanë një normë metabolike që është rreth 23% më e lartë se ajo e femrave. Pra, trupi i një femre është më i ftohtë se ai i një mashkulli, sepse metabolizmi i tyre është më i ngadaltë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top