Këshilla & Arsye

April 13, 2019 | 10:51

Arsyet pse gratë e divorcuara janë më atraktive

Një studim i kryer nga Universiteti i Lozanës, Zvicër, zbuloi se, sipas burrave, gratë e divorcuara janë më tërheqëse. Ishte Linda Charvoz që udhëhoqi këtë studim dhe analizoi 10 mijë çifte. Nga kjo analizë u zbulua se për çdo 100 martesa që kanë mbaruar, “njerëzit që iniciojnë procesin e divorcit perceptohen të jenë më tërheqës”.

Por pse?

Sepse, veçanërisht për gratë, përballja me një divorc do të thotë të kesh një vetëdije të plotë për atë që dëshiron. Një grua që përballet me një ndarje të tillë provon të jetë në gjendje të marrë vendime, madje edhe ato më drastike, vetëm për t’u ndjerë mirë me veten. Një grua e divorcuar është gjithashtu një grua e pavarur, e cila di se si të ecë vetëm, sepse ajo ka mësuar ta bëjë këtë, me shpenzimet e saj.

Të gjitha këto aspekte janë themelore, sidomos kur bëhet fjalë për pushtimin e një burri, i cili në mënyrë të pandërgjegjshme nuk mund të tërhiqet nga kjo lloj gruaje. Sipas këtij studimi, gratë e divorcuara kanë tre cilësi që i bëjnë ato më tërheqëse se të tjerat:

  • Ato e dinë se çfarë duan
  • Ato dinë të identifikojnë cilësitë e një partneri të ri, bazuar në përvojat e tyre të kaluara.
  • Ato dinë ta gëzojnë më shumë jetën

Sipas një studimi tjetër të kryer nga Universiteti i Kingston në Mbretërinë e Bashkuar, gratë e divorcuara ishin më të lumtura pas ndarjes sesa gjatë kohës që ishin të martuara.

  • Ato janë më të pjekura

A nuk është kjo një arsye tjetër për të tërhequr meshkujt?

Ato duhej të përballeshin dhe të kapërcenin një divorc, duke filluar nga e para, duke përjetuar një fazë të re të jetës së tyre: e gjithë kjo mund t’i bëjë ato të piqen nga një këndvështrim shpirtëror, psikologjik dhe emocional. Shkurtimisht, këto janë gra të forta nga ana psikologjike, të cilat nuk janë aspekte të vogla.

Në të vërtetë, kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë: nuk ka shumë gjasa që këto gra të zgjedhin t’ia përkushtojnë kohën e tyre diçkaje ose dikujt, nëse mendojnë se nuk ia vlen.

Ato mësuan nga gabimet e tyre, nga marrëdhëniet e kaluara dhe për të mos u rikthyer në situata të caktuara, ato janë të gatshme të ndalen dhe të mendohen mirë. Shkurtimisht, këto janë gra që e dinë se sa shumë vlejnë dhe kujdesen për ta provuar. Sepse të qenit një grua e divorcuar mban me vete një përgjegjësi: të mos bjerë në ato dinamika të kaluara.

Dinamika që çuan në fundin e martesës. Një grua e divorcuar, edhe pse e di se nuk është faji i saj që historia ka mbaruar, ajo gjithashtu e di se ka përgjegjësi për këtë. Pikërisht për këtë arsye ajo do të vendosë t’i mendojë mirë zgjedhjet e saj.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top