Këshilla & Arsye

November 14, 2018 | 11:47

Arsyet pse keni gjithmonë ftohtë…

Anemia

Anemia shfaqet kur nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Si pasojë e kësaj shkaktohet edhe gjendja e lodhjes, dobësisë, marramendjes apo edhe problemet me frymëmarrjen. Personat që vuajnë nga anemia kanë gjithashtu shumë ftohtë, sidomos duart dhe këmbët i kanë shpesh shumë të ftohta. Një analizë gjaku mund të zbulojë nëse vuani nga anemia.

Hipotiroidizmi

Shfaqet kur gjëndra e tiroides në qafë nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi janë shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Ata kanë gjithashtu dhimbje të kyçeve, lëkurë të thatë, vuajnë nga kapsllëku dhe shtojnë shumë në peshë.

Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.

Diabeti

Nëse vuani nga kjo sëmundje, mund të vuani gjithashtu nga anemia dhe probleme me veshkat e qarkullim të gjakut, që ju shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit. Dëmtimi nervor si pasojë e diabetit ju bën të jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndryshimet e mënyrës së jetesës dhe ilaçet mund t’ju ndihmojnë.

Neuropatia periferike

Nëse ndieni të ftohtë, por nuk jeni të ftohtë kur ju prekin, mund të jetë shenjë e kësaj gjendjeje, e cila fillon te gishtat dhe përhapet në këmbë. Neuropatia periferike shfaqet kur gjatë një plagosje apo si pasojë e një gjendje mjekësore dëmtohen nervat. Diabeti është shkaku kryesor. Mund të prekeni edhe për shkak të infeksioneve, probleme me mëlçinë ose veshkat, nëse nuk merrni mjaftueshëm vitamina ose jeni në kontakt me substanca kimike. Konsultohuni me mjekun për të trajtuar shkakun e problemit.

Gripi

Shkaktohet nga një virus që pushton gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë dhe ethe, si edhe dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi. Mund të jetë serioze, sidomos për fëmijët dhe të moshuar. Mos harroni të bëni vaksinën kundër gripit dhe të mbroheni nga viruset gripale.

Alkooli

Alkooli mund t’ju ngrohë, por ngrohja është momentale. Me pirjen e tij, temperatura e trupit vazhdon e bie dhe pjesa e trurit që rregullon temperaturën çoroditet tej mase. Në mot të ftohtë, pirja e alkoolit mund të shkaktojë hipoterminë, një problem i rrezikshëm.

Fenomeni Raynaud

Shfaqet nga ngushtimi i arterieve si pasojë e motit të ftohtë ose stresit. Nga ngushtimi i arterieve kufizohet edhe qarkullimi i gjakut. Prandaj mund të keni mpirje të gishtave duarve apo këmbëve, si dhe marrin një ngjyrë si të bardhë në blu. Me normalizimin e qarkullimit të gjakut ato fillojnë të therin apo dhembin. Ilaçet mund të lehtësojnë simptomat dhe parandalojnë dëmtimin e indeve.

Sëmundjet e veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut shpesh shkaktojnë sëmundje të veshkave. Duke qenë se veshkat nuk e filtrojnë mirë gjakun, mund të grumbullohen papastërti në nivele shumë të rrezikshme. Kjo shkakton edhe ulje të temperaturës së trupit dhe probleme të tjera. Sëmundja e veshkave lidhet gjithashtu me aneminë, që ju shkaktojnë ndjesinë e të ftohtit edhe kur jeni në ambiente të ngrohta. Prandaj është shumë  rëndësishme që të trajtohet çdo problem që mund të keni me veshkat.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top