Këshilla & Arsye

February 13, 2020 | 8:10

Arsyet pse konsumimi i çokollatës bën mirë për shëndetin…

Çokollata nuk ka një reputacion të shkëlqyer në mesin e njerëzve me vetëdije shëndetësore, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Nëse jeni në mesin e atyre që nuk hanë çokollatë në mënyrë që të mos prishin dietën, ne ju japim disa arsye pse konsumi i çokollatës bën mirë për shëndetin tuaj.

Ul presionin. Flavonoidet që gjenden në çokollatë stimulojnë prodhimin e oksidit të azotit në gjak, duke promovuar hapjen e enëve të gjakut. Nëse konsumohet rregullisht, kakaoja ul presionin e gjakut.

Mbron mëlçinë. Çokollata e errët promovon qarkullimin e gjakut në mëlçi, duke parandaluar dëmtimin e këtij organi të rëndësishëm.

Rrit kolesterolin e mirë. Kakaoja përbëhet nga acidi stearik dhe acidi oleik, përkatësisht një yndyrë e ngopur dhe një yndyrë e pangopur e cila rrit nivelin e kolesterolit të mirë, duke ulur ato të kolesterolit të keq.

Mbron zemrën. Kakaoja rregullon presionin, përmirëson qarkullimin dhe zvogëlon inflamacionin, duke ndihmuar kështu në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Përmirëson gjendjen shpirtërore. Nuk është vetëm mençuria popullore: ekziston një shpjegim shkencor për aftësinë e çokollatës për të na bërë të ndjehemi më pak të trishtuar. Kur e hamë atë, truri ynë lëshon endorfina dhe serotonin, hormone që ndër të tjera ndërhyjnë në modulimin e ankthit.

Përmirëson aftësitë njohëse. Ata që hanë çokollatë të errët rregullisht mund të kenë aftësi të mëdha njohëse. Lëndët ushqyese të çokollatës mbështesin funksionet e trurit dhe kanë një ndikim pozitiv në aktivitetin e trurit.

Ju ndihmon të dobësoheni. Edhe pse është e pasur me kalori, çokollata përmban përbërës të tjerë që mund të nxisin humbjen e peshës.

Mbron arteriet. Disa komponime natyrale të kakaos ndihmojnë në parandalimin e rrezikut të bllokimit të arterieve, duke i bërë ato më fleksible.

Mbron lëkurën. Është vërtetuar shkencërisht se disa përbërës të kakaos mbrojnë lëkurën nga rrezet e diellit.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top