Shpesh marrëdhëniet familjare janë shumë të ndërlikuara. Shumica e njerëzve përjetojnë një ndjenjë të fortë faji nëse mendojnë të distancohen prej saj, edhe nëse kjo është për mirëqenien e tyre. Por, pavarësisht nga vështirësia për të zgjedhur, ekzistojnë disa arsye pse ndërprerja e lidhjeve me anëtarët e familjes tuaj mund të jetë vendimi më i mirë për të dy palët.
Askush nuk mund ta zgjedh familjen në të cilën ka lindur, por sigurisht që ka mundësinë të largohet prej saj nëse lidhja me të është toksike dhe shkakton vetëm dhimbje. Pa dyshim që është një vendim i vështirë, por nëse është mënyra e vetme për t’u ndier mirë, atëherë mund të jetë mënyra e duhur për të menaxhuar situatën.
Arsyet kryesore pse është më mirë të shkëputni lidhjet me anëtarët e familjes dhe të dilni nga një situatë toksike.
Është pranë jush vetëm kur i nevojitet diçka
Familja është pranë jush në të mirë ose në të keq, në varfëri dhe pasuri. Në fakt, një anëtar i familjes është gjithmonë gati të luftojë me ju dhe t’ju mbështet nëse keni nevojë për ndihmë. Por nëse familja juaj ose anëtari i familjes është pranë jush vetëm për të marrë diçka në këmbim, atëherë duhet menduar nëse ia vlen vërtet që ta mbani pranë. Mendoni seriozisht nëse dëshironi këtë lloj marrëdhënie familjare në jetën tuaj.
Ju gjykon gjithmonë
Kjo botë është plot me njerëz që nuk bëjnë asgjë, por kritikojnë ose gjykojnë të tjerët. Nëse kritika është konstruktive, është në rregull, do të thotë që ai dëshiron t’ju ndihmojë të përmirësoheni si një person, por nëse ai ju gjykon deri në atë pikë sa të ul vetëvlerësimin tuaj dhe të lëndojë ndjenjat, është më mirë të largoheni. Njerëzit që ju duan, duhet t’ju ndihmojnë dhe jo t’ju hedhin poshtë.
Krijon thashetheme për ju
Nëse familja juaj ju trajton juve dhe jetën tuaj sikur të ishit një serial dramatik për t’u ndarë me të gjithë ata që njohin, atëherë është më mirë të mos u tregoni atyre asgjë. Më mirë akoma, nëse zgjidhni të qëndroni plotësisht larg tyre. Kur ndani problemet tuaja më të thella me familjen tuaj dhe keni nevojë për rehati, më e pakta që ata mund të bëjnë është respektimi i privatësisë tuaj.
Është manipuluese
Nëse vini re se një ditë familja juaj ju fyen dhe të nesërmen ju trajton mirë, kjo është për t’u shqetësuar. Supozohet se një marrëdhënie me familjen është e shëndetshme. Familja juaj nuk mund të jetë me ju një ditë e keqe dhe të nesërmen e kundërta. Nëse po, atëherë ka shumë të ngjarë që ajo t’iu manipulojë. Ky lloj trajtimi ndodh kur një person vëren se jeni duke ikur dhe e bën atë për t’ju rikthyer, kështu që fillon t’ju trajtojë më mirë. Mos lejoni të tjerët t’iu kontrollojnë.
Burimi / https://www.bigodino.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.