Këshilla & Arsye

April 20, 2019 | 8:04

Arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur keni fjetur mjaftueshëm

Ndonëse flemë tetë orë gjumë sërish e ndiejmë veten të lodhur. Me siguri ju ka ndodhur edhe juve. Një gjë e tillë shpjegohet sepse lodhja dhe përgjumja nuk janë e njëjta gjë. Por ka disa arsye se përse ndihemi të lodhur edhe kur mendojmë se kemi fjetur mjaftueshëm. Studiuesit italianë na njohin me disa prej tyre sigurisht edhe duke na dhënë një këshillë.

Të mos zgjohesh shumë shpejt

Kjo mund të duket e çuditshme, por qëndrimi në shtrat deri në sekondën e fundit rrezikon të bëjë më shumë dëm.

Të rrethohesh nga njerëz të mërzitshëm

Ata që kanë të bëjnë në mënyrë të vazhdueshme me kolegët të mërzitshëm mund të ndihen në të vërtetë të lodhur duke larguar të gjithë energjinë.

Të kesh mungesë magnezi

Megjithëse mund të duket e çuditshme të mendosh për magnezin si një mineral “relaksues”, një studim ka treguar se kjo substancë e rëndësishme për trupin përmirëson cilësinë e gjumit dhe ndikon në kohën kur duhet të biem në gjumë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Duket një paradoks, por për të kapërcyer lodhjen, sekreti është të lëvizni.

Të mos marrësh mjaftueshëm rrezet e diellit

Drita paraqet stimulin kryesor që shkakton zgjimin.

Kujdes me ushqimin.

Ajo që hani para gjumit ndikon në cilësinë e gjumit.

Në mënyrë që të mos ndikojnë në cilësinë e gjumit gjatë natës, dremitjet e ditës – me përjashtim të një pushimi të shkurtër duhet të shmangen gjithmonë, si dhe ato pas darkës, në kohën para gjumit.

Dhe këshilla më e dobishme për të zgjidhur problemin e gjumit thonë specialistët italianë është mbajtja e një rutine me oraret e rregullta të gjumit gjatë gjithë javës, duke përfshirë edhe fundjavat, duke u zgjuar herët në mëngjes.

 

 

 

Burimi / Intv.al

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top