Mbështetje, dashuri, respekt dhe shumë durim. Kjo është lidhja mes nënave dhe fëmijëve. Nëna është gjithmonë aty për të duartrokitur, kritikuar, dashur, dëgjuar fëmijët, pra nënat në çdo moment janë me dhe për fëmijët e tyre. Është një lidhje tejet speciale nënë-fëmijë që sado kohë të kalojë mbetet po e njëjta.
- Nëna është adhuruesja juaj më e zjarrtë
Ajo ka besuar tek ju që nga dita e parë dhe ndonjëherë nëna beson tek ju më shumë seç ju besoni tek vetja. Pavarësisht se çfarë planesh keni për jetën, ajo gjithmonë do të jetë aty për t’ju larguar dyshimet dhe për t’ju mbështetur. E vetmja gjë që ajo dëshiron është që ju të ndiheni mirë dhe bën çdo gjë që t’ju shohë të buzëqeshur.
- Ajo është gjithmonë e gatshme të dëgjojë lajmet tuaja
Të gjithëve na ndodh që kur kemi një lajm të mirë, të parës që nxitojmë t’ia tregojmë është nëna. Ajo gëzohet më shumë se ne për sukseset tona.
- Këshillat që i jepni njëra-tjetrës janë të rëndësishme
Kur jeni në mëdyshje, personi i parë që i drejtoheni është nëna juaj. Mendimet dhe këshillat e saj janë vendimtare për ju dhe i merrni ato shumë seriozisht. Ju nuk keni frikë të jeni të sinqertë për gjërat që ju frikësojnë dhe e dini se ajo do t’ju ndihmojë. Nga ana tjetër, edhe mamaja juaj mund të kërkojë këshillën tuaj për gjëra nga më të ndryshme sepse e vlerëson mendimin tuaj.
- Ju e dini që mund të jeni plotësisht e sinqertë me të
Ju e dini se pavarësisht se çfarë gjërash mund të vijnë në mendjen tuaj: të mira ose të këqija, gjithmonë mund të hapeni para saj. Ajo nuk do t’ju gjykojë, por do të përpiqet t’ju kuptojë. Aq sa ajo është e mirë për të dhënë këshilla të dobishme, ajo gjithashtu mund të heshtë dhe thjesht të dëgjojë kur duhet.
- Ajo gjithmonë do t’ju tregojë të vërtetën
Nënat janë shumë të mira për të thënë të vërtetën e zhveshur, edhe nëse ndonjëherë kjo e vërtetë ju lëndon.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.