Këshilla & Arsye

January 18, 2019 | 15:09

Arsyet pse një femër nuk beson më në dashuri

Ajo është një person i veçantë. Kjo lloj femre është ndryshe nga çdo femër që keni takuar deri më sot. Kjo femër di saktësisht çfarë dëshiron dhe nuk frikësohet ta arrijë qëllimin e saj. Kjo femër është e vetëdijshme për vlerën që ka dhe nuk pranon asgjë më pak nga sa meriton.

Kur e takoni për herë të parë këtë femër, ju mund të gaboni dhe të mendoni se është e ftohtë dhe e pazemër. Por, në të vërtetë ajo është një femër që di të dashurojë, por nuk beson më në dashuri sepse është djegur dhe lënduar shumë herë më parë. Ajo e ka bindur veten se është e vështirë të dashurosh dhe se asnjëherë nuk do ta gjejë dashurinë e vërtetë.

Këto janë arsyet se përse ajo ndihet kështu:

Është lënduar më parë

Një nga arsyet kryesore se përse femrat e tilla nuk besojnë në dashuri është fakti se u është thyer zemra disa herë më parë. Ato kanë kaluar shumë dhimbje e pikëllim, ndërkaq tani e kanë të vështirë të hapen prapë. E gjithë dhimbja dhe thyerja e zemrës që ka përjetuar e kanë bërë atë të mbrojë veten. Femra e tillë ka mësuar se mënyra e vetme për ta mbrojtur zemrën është duke besuar se nuk ekziston dashuria e vërtetë.

Kjo femër është e komplikuar

Femra që nuk beson në dashuri është e vështirë për t’u “marrë” me të (kjo vlen për meshkujt e dobët). Ajo është e sinqertë dhe e drejtpërdrejt, prandaj meshkujt e kanë të vështirë të ballafaqohen me femra të tilla. Ajo nuk impresionohet lehtë dhe lidhja me të merr shumë energji, kohë, durim dhe sinqeritet – diçka që shumë meshkuj nuk mund t’i ofrojnë.

Është e pavarur dhe e fortë

Çdo sfidë që ka përjetuar në jetën e saj e ka bërë atë më të fortë. Tani, ajo është e fortë dhe e pavarur dhe nuk duron gjepura në jetën e saj. Ajo e ka kuptuar se është mirë edhe beqare, dhe nuk e duron dikë që nuk i përshtatet karakterit të saj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top