Për më shumë se një dekadë, studiuesit kanë dokumentuar faktin që më shumë njerëz kanë tendencë të vdesin nga sëmundjet e zemrës gjatë festave të fundvitit. Sipas studiuesve në Universitetin e Melburnit vdekjet rriten rreth 4% gjatë kësaj periudhe.
Edhe pse ky studim nuk i zbuloi faktorët përgjegjës, studime të tjera kanë nxjerrë në pah disa shqetësime të mundshme:
- Festat janë një periudhë e vështirë për shumë njerëz. Për shkak të detyrimeve sociale dhe financiare, përgjegjësitë rriten, gjë që ndikon në tensionin e lartë të gjakut dhe përkeqësimin e faktorëve që rrisin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.
- Ushqimet që konsumojmë gjatë festave gjithashtu mund të ndikojnë, duke filluar nga ëmbëlsirat tek mishi, e deri ushqimet me shumë kalori.
- Konsumi i alkoolit shkaton probleme shëndetësore te disa njerëz.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.