Këshilla & Arsye

October 15, 2018 | 13:12

Arsyet pse nuk duhet ta krahasojmë veten me të tjerët

Me përhapjen e rrjeteve sociale, është bërë më e lehtë të dihet se çfarë po bëjnë të tjerët, ku po shkojnë, atë që ata po hanë dhe ku po udhëtojnë. Nëse në fillim mezi e dinim se çfarë po bënin fqinjët tanë me pushime, sot dimë jo vetëm se çfarë bëjnë me pushime, por çfarë bëjnë gjatë gjithë vitit.

Ndërveprimi virtual është natyral dhe gjithnjë e më i zakonshëm, por me rritjen e përdorimit të tyre shohim dhe një rritje të tendencës për të krahasuar jetët tona me jetën e të tjerëve. Ndonjëherë e bëjmë këtë krahasim pa e kuptuar.

Por ka disa arsye pse asnjëherë nuk duhet ta krahasojmë veten tonë me të tjerët dhe tre nga këto janë:

  1. Çdokush ka një realitet të veçantë

Gjithkush vendoset në një kontekst shumë individual, prandaj krahasimi i dy realiteteve të dallueshme është budallallëk dhe mund të na zhgënjejë. Ajo që po përjetojnë të tjerët është ndryshe nga ajo që po përjetojmë ne. Për më tepër, gjithkush ka personalitetin dhe mënyrën e vet të trajtimit të situatave.

  1. Secili ka ëndrrat dhe preferencat e veta

Nëse shkojmë pas turmës dhe përpiqemi të bëjmë atë që bën fqinji ynë, ne me siguri do të përfundojmë të përpiqemi për një ëndërr që nuk është e jona. Të shihni veten dhe ku doni të shkoni, është shumë më efektive se sa të shikoni fqinjin. Luftoni për atë që dëshironi, ëndrrat e të tjerëve janë të ndryshme. Sa më shumë ta krahasoni veten me të tjerët, aq më shumë largoheni nga thelbi juaj.

  1. Akti i krahasimit është mashtrim

Është mashtrim, sepse gjithmonë tentojmë të krahasojmë dështimin tonë me fitoren e të tjerëve. Pra, ne duam tjetrin dhe nënvlerësojmë vetveten. Shikojmë suksesin e tjetrit dhe e krahasojmë me dështimin tonë. Kjo është mizore, jo e dobishme. Ne harrojmë rastet kur tjetri ka dështuar dhe ne kemi fituar. Dalloni atë që mund të përmirësoni, pavarësisht nga personi tjetër.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top