Këshilla & Arsye

July 6, 2019 | 8:08

Arsyet pse nuk duhet të pini ujë kur jeni në këmbë…

Kohët e fundit shkenca ka bërë një zbulim të veçantë i cili lidhet me mënyrën sesi duhet të pihet uji. Kjo duket e çuditshme por pozicioni i trupit dhe qëndrimi juaj kanë rëndësi kyçe kur jeni duke pirë ujë. Nuk është e rëndësishme për shëndetin tuaj vetëm sasia e ujit që duhet të pini në ditë, ku minimalisht duhet të konsumoni 1.5 litra ujë, por edhe mënyra se si e pini.

Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të mëdha uji, prandaj ka shumë rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën më të përshtatshme për t’u absorbuar.

Nëse uleni dhe pini ujë, është mënyra më e mirë për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëmtimi i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.

Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Gjithashtu ndryshon pozicioni i stomakut gjatë qëndrimit në këmbë dhe ulur. Nëse uji pihet ulur, atëherë ai grumbullohet në stomak, përzihet me acidin e tij duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione. Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që qëndrojnë në këmbë, janë në rrezik më të madh. Përveç ujit edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë dhe ulur. Kështu përmirësohet procesi i tretjes.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top