Këshilla & Arsye

February 28, 2020 | 12:19

Arsyet pse rrjetet sociale janë të dëmshme

Kur media sociale kthehet nga një shpërqendrim argëtues në një burim stresi, atëherë diçka duhet të ndryshojë. Studimet sugjerojnë që ne duhet të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në rrjetet sociale, por gjithashtu edhe kohën që kalojmë përpara kompjuterit.

Por si të ruajmë një ekuilibër? Sipas studiuesve duhet të jemi në gjendje të kuptojmë kur ndjehemi të mbingarkuar dhe të ndalojmë për të kuptuar se çfarë e shkakton atë.

Psikoterapisti Emmy Brunner tha: Media sociale po luan një pjesë të rëndësishme në jetën tonë të përditshme. Të rriturit, fëmijët gjithmonë e më tepër po shpenzojnë më tepër kohë në internet. Që nga momenti, që ne zgjohemi në mëngjes dhe derisa flemë, ne e kalojmë kohën duke kaluar nga një platformë në tjetrën. Ne po ndajmë aktivitetet tona ditore, mendimet dhe ndjenjat tona me botën.

Më tej, ai shton se media sociale ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë dhe bashkëveprojmë me njëri-tjetrin.

 “Ne jetojmë në një shoqëri, që përfiton nga pasiguritë tona dhe këto platforma e kanë përforcuar edhe më shumë këtë. Nuk është gjithmonë e lehtë të heqësh dorë nga media sociale tërësisht, por duhet të filloni të jeni më të vetëdijshëm për kohën që shpenzoni aty”.

Sipas Brunner, dy janë gjërat më të rëndësishme që duhet të merren parasysh: Interneti nuk është gjithçka dhe mund të qëndrohet larg tij.

“Është e rëndësishme të mbani mend, se jo gjithçka që shohim në internet, veçanërisht në mediat sociale është një pasqyrim i saktë, i asaj që po ndodh vërtet në botë ose në jetën e një individi. Të bësh krahasime midis jetës suaj dhe asaj që ne shohim në mediat sociale, mund të shkaktojë pakënaqësi me veten dhe t’ju bëj të ndiheni keq me veten tuaj. Ju jeni më shumë se faqet tuaja në rrjetet sociale”.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top