Të dalësh në takim me dikë që pëlqen, është diçka e bukur, por edhe përgjegjshmëri. Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye, pse kur dilni me dikë, nuk jep rezultatin që prisnit:
- Dëshironi të dukeni si dikush që nuk jeni
Për t’u dukur sa më perfekte, ju gaboni, duke u hequr si dikush që nuk jeni. Shprehni dëshira dhe mendime, të cilat nuk janë tuajat. Personi me të cilin po dilni, ka raste edhe e kupton, prandaj takimi ju dështon.
- E teproni me pamjen e jashtme
Fakti që po dilni në një takim, nuk do të thotë se po shkoni në dasmë. Nëse lyheni, apo visheni në mënyrë të ekzagjeruar, nuk do lini përshtypjen që do donit te ai person. Sa më thjeshtë, aq më shumë sukses do keni.
- Më shumë flisni sa dëgjoni
Kujdes, duhet edhe ta dëgjoni tjetrin, sepse do tregojë shenjë respekti që keni për të. Nëse flisni vetëm ju do e mërzisni dhe do tregoni se jeni egoistë dhe nuk ju intereson fare mendimi i tij.
- Qëndroni më shumë me celularin
Nëse ju qëndroni me celular gjatë gjithë kohës ndërkohë që keni dalë në takim me dikë, me siguri që do dështoni. Mungesa e respektit ndaj personit që keni dalë, do bëjë që ai mos të ketë më dëshirë të shoqërohet me ju.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.