Këshilla & Arsye

September 27, 2018 | 10:51

Arsyet pse tezja mund të konsiderohet ‘gjysmë nënë’…

Në fëmijëri, ju keni ndjerë dashurinë e pastër që tezja ju ka dhënë. Ja disa arsye pse ajo mund të quhet “ gjysmë nënë”.

  1. Vizitat te ajo konsiderohen si pushime

Edhe me prindërit kënaqesh kur bën një piknik, por argëtimi në shtëpinë e tezes mund të konsiderohet sikur je me pushime. Nëse ju i kërkoni një ëmbëlsirë që ju pëlqen shumë, ajo direkt do jua sjellë. Në shtëpinë e saj jeni të lirshëm, sikur jeni në shtëpinë tuaj, por ndryshimi i vendit ju argëton edhe më shumë.

  1. Ajo mendon se ju jeni shumë të mirë

Tezja gjithmonë mundohet t’ju rrisë vetëbesimin. Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni të realizoni.

  1. Ju bën të ndiheni specialë

Ajo është motra e mamasë, pra ndër njerëzit tuaj më të afërt. Tezja ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk  përpiqet t’ju ndryshojë.

  1. Nëse keni probleme me prindërit, ajo ju ndihmon

Kur ju filloni të krijoni inate me ta, tezja mundohet t’ju shpjegojë se prindërit duan të mirën tuaj. Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit!

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top