Mirëqenie

February 11, 2020 | 9:29

Arsyet pse uthulla e mollës mund të revolucionarizojë shëndetin tuaj

E dobishme dhe e efektshme në një mori përdorimesh, nga flokët deri tek pastrimi i shtëpive, uthulla e mollës është një produkt shumë i fuqishëm, i pasur me lëndë ushqyese dhe komponime të dobishme që na ndihmojnë të parandalojmë dhe trajtojmë probleme shëndetësore dhe estetike.

Mund të përdoret në shumë mënyra, të aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë dhe flokë, të pihet ose përdoret si erëz: më poshtë rendisim 9 arsye pse uthulla e mollës mund të revolucionarizojë shëndetin tonë.

Flokët. Uthulla e mollës mund të përdoret për t’u dhënë shkëlqim flokëve dhe për të luftuar zbokthin. Përzieni dy pjesë të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit, dhe aplikoni në flokë disa herë në javë pas larjes.

Lëkura. Karakteristikat antibakteriale të uthullës së mollës janë shumë efektive në trajtimin e lythave dhe akneve. Përzieni dy pjesë të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit, dhe aplikojeni përmes një topi pambuku direkt në zonën e prekur, pasi ta keni larë.

Dhëmbët. Përveç që është e dobishme për të luftuar aromën e keqe, uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave të dhëmbëve duke i zbardhur ata. Aplikoni uthull molle në një furçë dhëmbësh dhe pas aplikimit shpëlajeni me shumë ujë.

Pesha. Hidhni pak uthull molle në një shishe plot me ujë dhe pijeni gjatë gjithë ditës. Uthulla e mollës ndihmon në shpejtimin e metabolizmit dhe djegien e më shumë yndyre.

Alkalizon trupin. Uthulla e mollës ndihmon në alkalizimin e trupit, rritjen e niveleve të energjisë dhe mbajtjen e sistemit të imunitetit të shëndetshëm. Ndihmon gjithashtu në detoksifikimin e trupit, duke eliminuar toksinat dhe mbetjet.

Infeksionet. Uthulla e mollës përmban enzima natyrale që kanë veti antibakteriale, të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore.

Sinuset. Kjo lloj uthulle ndihmon në pastrimin e sinuseve të hundës, duke shpërndarë mukozën që na pengon të marrim frymë si duhet. Karakteristikat e saj antibakteriale janë të shkëlqyera për trajtimin e infeksioneve të sinuseve dhe simptomave të shoqëruara.

Aciditeti i stomakut. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar, uthulla e mollës ndihmon në lehtësimin e urthit dhe aciditetit.

Venat varikoze. Nëse aplikohet një herë në ditë drejtpërdrejt mbi to, uthulla e mollës ndihmon në kurimin e tyre. Aplikojeni atë me një top pambuku dhe lëreni për 10-15 minuta në ditë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top