Dashuria është e mistershme, por me shumë gjasë nuk ka të bëjë me fatin. Sipas hulumtimeve, hormonet, interesat dhe mënyra si jeni edukuar kontribuojnë në përcaktimin e atij me të cilin do të bini në dashuri dhe atij që do të bie në dashuri me juve!
Më poshtë jepen disa faktorë psikologjikë të cilët shërbejnë si arsye se përse dikush mund të bie në dashuri me ju.
Nëse jeni shumë të ngjashëm
Studime të shumta kanë treguar se klisheja që gjërat e kundërta tërheqin më shumë është e gabuar. Partnerët të cilët janë të ngjashëm në personalitet e kanë shumë më të lehtë të bien në dashuri me njëri-tjetrin.
Nëse keni aromë të mirë
Një ekip me shkencëtarë amerikanë ka treguar se pjesës së madhe të femrave u pëlqen aroma e bluzave të meshkujve me nivelet e larta të testosteronit.
Nëse e shikoni njëri-tjetrin në sy për dy minuta
Kontakti me sy i rritë ndjenjat e dashurisë dhe lidhjes emocionale mes dy personave.
Nëse bëni muzikë
Hulumtuesit francezë kanë treguar se praktikimi i muzikës ndërlidhet me përzgjedhje seksuale.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.