Një lidhje e palumtur është burim stresi dhe shqetësimesh. Madje nëse kjo gjendje vazhdon gjatë, mund të shkaktojë edhe depresion. Për shumë njerëz është shumë e vështirë të divorcohen dhe vazhdojnë përpjekjet për ta përmirësuar atë, ndonëse më e mirë është ta mbyllin.
Por cilat janë arsyet që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë në një martesë të palumtur?
- Vetë-vlerësimi i ulët
Mungesa e besimit në vete i bën njerëzit të qëndrojnë në lidhje të pashëndetshme. Këta njerëz besojnë se nuk meritojnë dashurinë e vërtetë dhe se s’do gjejnë kurrë më mirë.
- Mosha
Steriotipe të tilla janë ende shumë të përhapura në shoqërinë tonë, që thotë se jeta merr fund pas të 40-ve dhe është gati e pamundur për të rigjetur dashurinë në atë moshë. Gjithsesi, sociologët thonë se njerëzit mund ta ndryshojnë jetën personale në çdo moshë. Gjysmë e grave të divorcuara mbi 45 vjeç kanë pohuar se tani janë më të lumtura se kurrë.
- Paratë
Ajo çfarë i mban bashkë një çift të martuarish nëse nuk ka më dashuri, janë financat. Prandaj ajo çfarë psikologët rekomandojnë është sigurisht pavarësia financiare. Ajo do të ndihmonte për të dalë nga një martesë e dështuar pa shumë pasoja.
- Pasojat e shoqërisë
Mjedisi i jashtëm ndikon gjithashtu në gjithë këtë. Trysnia që ushtron, familja, fisi, shoqëria bën që një çift të qëndrojë bashkë edhe nëse çdo gjë ka marrë fund. Por mos harroni që divorci është një vendim i mirë menduar që merret vetëm nga 2 njerëz.
- Fëmijët
Fëmijët janë ndoshta arsyeja kryesore që i mban çiftet larg divorcit. Dhe është e kuptueshme, për shkak të pasojave që mund të ketë tek të vegjlit. Por gjithë këtë duhet ta shihni nga një tjetër këndvështrim. Fëmijët që rriten në një martesë të palumtur kanë presion të përditshëm dhe bëhen të pasigurt. Ata e ndjejnë më shumë lidhjen e pashëndetshme që kanë prindërit.
- Janë të sigurt se martesa e lumtur nuk ekziston
Disa njerëz mendojnë se martesa e lumtur nuk ekziston. Dhe kjo i bën që të qëndrojnë përgjithmonë në një lidhje të palumtur. Psikologët thonë se kjo qasje është fituar që prej fëmijërisë, pasi s’keni patur asnjë shembull të dashurisë së vërtetë.”
Burimi / Panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.