Këshilla & Arsye

September 13, 2016 | 7:12

Arsyet që mund të shkaktojnë ankthin dhe frikën ndaj shkollës

Disa nga arsyet që mund të shkaktojnë ankthin dhe frikën ndaj shkollës mund të jenë:

• Shkojnë në shkollë për herë të parë

• Mund të ngacmohen nga dikush, ose nga një grup (raste të tilla janë shtuar së tepërmi në shkollat tona)

• Shpërngulja në një zonë tjetër, ku u duhet të shkojnë në një shkollë të re dhe të zënë miq të rinj

• Ndërrimi i shkollës (në rastet kur prindërve u duhet të ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe fëmijët nuk e përjetojnë lehtë këtë ndryshim) • Kanë qenë larg shkollës për një periudhë të gjatë (pushim, sëmundjeje)

• Humbja e dikujt (vdekja e një njeriu të afërm)

• Ardhja e një bebeje të re në jetë (ankthi do të jetë mënyrë për të tërhequr vëmendjen e prindërve)

• Nëse një prej pjesëtarëve të familjes është i sëmurë (rri gjatë gjithë kohës me ankth në shkollë se çfarë po ndodh)

• Frikë se nuk do të marrin nota të mira (frikë nga dështimi) që induktohet nga pritshmëri shumë të larta të prindërve dhe fëmijët nuk duan t’i zhgënjejnë

Arsyet janë nga më të ndryshmet, por ankthi, frika dhe fobitë përsëri trajtohen në më të shumtën e rasteve pozitivisht nga profesionistët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top