Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame ka shkruar disa rreshta të ndjerë për të bijën Lisia, e cila sot ka ditëlindjen. Në një postim në Facebook, Lame shkruan: “Meqë janë bërë të modës fotot së prapi, po shkoj edhe unë pas modës.
11 vjet me parë, kjo gjëja e vogël 2-vjeçe që me ndjek pas, mezi shquhej mes barit te gjatë, ndërsa une ecja mendueshëm teksa merresha me fushatën e vitit 2005.
11 vjet më pas, unë jam ende aty, ndërsa ajo, Lisia, është bërë princeshë midis sallave princore të Krujës.
Dikur më kërkonte që t’i blija një vrimë ku të flinte miushi prej llastiku që i kisha blerë. Sot më kërkon që të flejë nga nëna Djana që ajo të mos mërzitet pa të.
Kështu janë princeshat e vërteta, dijnë të japin dashuri edhe për miushin prej llastiku edhe për gjyshen që mezi e pret.
Edhe 100, Lisia ime!
A.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.