Në fokus

March 25, 2016 | 13:22

Arti, arma më e mirë për t’i thënë Jo luftës!

Kjo është Diala Brisly. Ajo u largua nga Siria në 2013. Ajo është artiste dhe ilustruese e revistave për fëmijë. Ajo tashmë jeton në Beirut, por është e njohur në Siri për punën e saj në revistat për fëmijë, të cilat shtypen dhe shpërndahen në të gjithë vendin. Kjo është historia me fjalët e saj, ndjekur nga shembulli i punës së artistes.

Zakonisht ke një shpërthim, ndaj e nxjerr çdo gjë jashtë, çdo gjë që ke në kokën tënde, dhe ti kurrë nuk ke guxuar ta bëje këtë më parë”. Çdo dy javë qindra kopje shpërndahen në Siri. Dy fëmijë, jeta e të cilëve u shkatërrua nga lufta është një nga ilustrimet. “Për ne arti është arma. Mendoj se njerëzit nuk duan të shohin viktima, shpërthime apo diçka tjetër. Nuk mund të shohin më. Edhe unë nuk mundem më. Ndaj mendoj se arti është zgjidhja e vetme”.

Diala tashmë është vendosur në Beirut. atje ku ajo ndjek çdo seminar për fëmijët refugjatë nga Siria. “Kur nisa të merresha me seminare, të gjithë ata mendonin nëse është lufta ajo që shkakton viktima, gjak, ajo prej të cilës ata kanë humbur shumë miq, motra dhe vëllezër, të afërm. Është shumë e vështirë për shembull për një fëmijë, të shohë vëllanë me kokën e hapur. Është me të vërtetë shumë e rëndësishme t’i mbash fëmijët në këtë udhë, për të qenë një qenie njerëzore, jo vetëm të rritesh duke luftuar, apo të vrasësh veten në gjëra që nuk të përkasin. Unë humba vëllanë. Ai po u dërgonte ilaçet miqve të tij për t’i ndihmuar ata. Por kur u kthye, nuk mund të kalonte për shkak të konflikteve, kështu ai shkoi në një fushë. Ai nuk e dinte se ajo ishte e minuar. Ai shkeli mbi njërën prej tyre. Gjithçka di është se ai nuk vuajti. Arti është zgjidhja më e mirë. Ju mund të vendosni filozofinë në një pikturë”.

Burimi: BBC Newsnight

 

2

3

4

5

6

7

8

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top