Të gatuash është një art krijues, një punë krejt origjinale, me të papritura të dobishme në kuzhinë. Emocionet nisin prej aty, kur vendos me radhë përbërësit e kur në fund ia del me sukses të ofrosh pamjen dhe shijen e një pjate të arrirë. Ashtu si një piktor krijon operën e tij në art, ashtu edhe përbërësit janë shoqëruesit më të mirë të fantazisë, delikatesës dhe variacionit në tryezë për kuzhinierin. Kjo pavarësi e bën atë t’ia dalë mbanë të fitojë edhe kënaqësinë e klientëve. Dhe siç e thotë një shprehje e vjetër, “Historia e kuzhinës është historia e vetë botës”. Mbi këtë parim, restorant Prestige ka ngritur një kulturë ekstra perëndimore, duke gërshetuar traditën, cilësisht me kuzhinat e çdo treve, brenda dhe jashtë kufijve. Por këtë herë do të ndalemi në një hapësirë të veçantë.
Do të flasim për një specialitet që i takon vendit fqinj, Italisë. Picat, kaq të pëlqyera dhe të kërkuara në një nga restorantet më në zë, siç është Restorant Prestige. Amarildo Gjioveshi, shef picerie, ka ofruar përvojën e tij 10-vjeçare, duke mishëruar pikërisht profesionalizmin e tij me kërkesat e klientëve të këtij restoranti.
Padyshim, shija bën diferencën. Por ajo që eksperienca në Venecia të Italisë i ka mësuar, është gjithashtu një kulturë tryeze që e bën të transformojë picat sipas një trendi që vetëm Amarildo di ta bëjë. Falë ambientit plot gjelbërim, gati një parajsë shumë pranë qendrës së kryeqytetit, ai eksperimenton, përzgjedh interesat e klientëve dhe krijon atë çfarë merr si muzë krijimi nga ky ambient i mahnitshëm. Picat janë një gatim që kërkohen, e sidomos në pranverë, japin mundësi për të fantazuar dhe sjellë produktet organike në cilësinë e një shërbimi perfekt. Për Restorant Prestige përçimi i mesazheve të paqta, pse jo, të dhurojë e falë qetësi dhe dashuri për klientët e shumtë është kryefjala e çdo dite.
Picieri Gjioveshi na propozon këto variante të tryezës, të cilat ai i cilëson si “Picat e pranverës”. Gjithçka e bërë me produkte natyrale, sezonale, të freskëta, të bukura dhe të shijshme, me larmi ngjyrash, por po kaq të shëndetshme për trupin. Sepse, ka shumë rëndësi që në fund shprehja “Të lumshin duart” të bartë vlerësimin e merituar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.