Mirëqenie

August 28, 2019 | 8:50

Arti i të dëgjuarit të fëmijës

Ta dëgjosh fëmijën është një aftësi e paçmuar, e cila përbën një pjesë të aftësive sociale, emocionale dhe jetësore të fëmijës suaj. Kjo u lejon atyre të kenë një zhvillim tërësor dhe të shëndetshëm në vitet e para të tyre. Janë disa pyetje rreth dëgjimit, të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë për mënyrën se si duhet t’i dëgjoni ata:

A ju dëgjon fëmija juaj apo ju ndjek kur flisni? Fëmija vetëm ju “dëgjon” apo ju ndjek kur flisni? Cili është kuptimi juaj për konceptin e dëgjimit? Këto janë thelbësore për mënyrën e komunikimit apo dëgjimit, në mënyrë që edhe fëmija juaj të përfitojë nga aftësitë e dëgjimit efektiv.

Dëgjimi

Dëgjimi është aftësia për të përdorur veshët tanë në perceptimin e tingujve të ndryshëm, ndërsa dëgjimi si proces komunikativ është shumë më i komplikuar. Dëgjimi komunikativ është aftësia për t’i dhënë kuptim tingujve që dëgjojmë përmes fjalës. Kjo do të thotë se kur dëgjojmë, ne përdorim mendjet tona, pra, vëmë në funksion aftësi të tilla si: kuptimi dhe interpretimi i informacionit.

Bashkëbisedimi

Dëgjimi është thelbësor për të pasur një bisedë të shëndetshme. Komunikimi bazohet në dy individë që dëgjojnë njëri-tjetrin dhe shprehin veten. Gjuha krijon dhe ndez mendimet në mendjen e dëgjuesit. Kjo i frymëzon ata të mendojnë dhe të përgjigjen në mënyrë korrekte. Kjo përsëri lidhet me aftësinë për të kuptuar emocionet, ndjenjat dhe për të pasur sjelljen e duhur për të shprehur ndjenjat. Kjo aftësi për të menduar dhe dëgjuar, duhet ta lejojë personin të krijojë ndjenjën e ndjeshmërisë dhe të kuptuarit me personin tjetër që po komunikojnë.

Dëgjimi aktiv

Dëgjimi “aktiv” është i vështirë. Mund të jeni të lodhur ose tepër të stresuar dhe jo në gjendje të përqendroheni, por për fëmijët ky aktivitet i përditshëm është sfidues. Dëgjimi aktiv nënkupton që fëmija duhet t’i kushtojë vëmendje informacionit që thuhet (në shkollë mund të jetë një detyrë), atëherë mbani mend informacionin në mënyrë të detajuar sipas nevojës . Ky është një model intensiv për t’u ndjekur dhe nganjëherë informacioni është shumë i madh për fëmijën që të mbajë.

Këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj:

Mbani udhëzime dhe informacione të shkurtra dhe të thjeshta – niveli i përshtatshëm për fëmijën tuaj – dhe zhvilloni ngadalë aftësinë e tyre për të dëgjuar

Jini të durueshëm dhe merrni kohë

Pyeteni fëmijën tuaj që t’jua përsërisë atë që keni thënë – shikoni nëse ju ka kuptuar si duhet – është më mirë t’i lejoni të përdorin fjalët e tyre

Flisni ngadalë dhe qartë

Herë pas here, kur flasin, shtojani më shumë informacionin me një fjalë të re – shikoni nëse ata e kanë kuptuar dhe nëse janë të gatshëm të përparojnë me aftësitë e tyre dëgjimore “aktive”.

A e dini se dëgjimi aktiv mund të bëhet zakon pozitiv?

Ja disa hapa që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj t’i zhvillojë këto aftësi:

Përdorni kontaktin me sy për t’u siguruar që po ju dëgjojnë me të vërtetë.

Përgatituni në aftësitë e kujtesës duke luajtur lojëra të kujtesës, të tilla rrëfimi, këngët, lojëra shpejtësie me letra – (ndërsa përdorini fjalë gjatë veprimeve)

Kërkojini fëmijës t’ju tregojë se çfarë po bën – sigurohuni që përdor fjali të thjeshta (kjo gjithashtu zhvillon aftësitë e të folurit dhe të renditjes).

Përdorni zë shprehës (kur lexoni dhe kur flisni me fëmijën tuaj).

Diskutoni mbi emocionet që përfitojnë nga bashkëbisedimi. Duke diskutuar ju ndihmoni fëmijën të ndërtojë një fjalor për të shprehur ndjenjat.

Praktika (të mësosh “tinguj”, “drejtshkrim”, etj.) – është e rëndësishme të rishikohen kur fëmija i ka përfituar ato në shkollë.

T’i mësosh fjalorin e ri: çdo ditë mësojini dhe shpjegojini fëmijës një fjalë të re. Këto janë situata që do e zhvillojnë fëmijën tuaj e do e bëjmë më aktiv në aftësitë e të dëgjuarit dhe mësuarit në përditshmërinë e tij. Kujtohuni që këto hapa t’i bëni rregullisht, pa hequr dorë!

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top