Lifestyle

November 3, 2016 | 9:30

Artistë nga Sllovenia, për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar ‘Maria Kraja’

Në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operas, ‘Maria Kraja’, që do të zhvillohet në datat 3-5 Nëntor në Tiranë, do të marrin pjesë për herë të parë edhe artistë nga Sllovenia.

Rocca, i cili është Drejtori Artistik i Ansamblit të Operas së Lubjanës, do të jetë anëtar i jurisë ndërkombëtare të festivalit, ndërsa këngëtarja e re e Akademisë së Muzikës në Lubjana, Maja Ceglar, do të jetë një nga konkurentet.

Nata finale do të zhvillohet në datën 5 nëntor 2016, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Festivali ‘Maria Kraja’ është një kompeticion ndërkombëtar i këngëtarëve të rinj të muzikës operistike, nga mosha 22 deri në 35 vjeç. Më shumë se 100 artistë të rinj nga e gjithë bota shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë festival, por vetëm 25 më të mirët ndër ta zgjidhen të ngjiten në skenë. Konkurentët vlerësohen nga një juri ndërkombëtare që përbëhet nga drejtuesit e shtëpive operistike më në zë në botë, këngëtarë të shquar, presidentë të agjencive të ndryshme të muzikës operistike, etj.

Pjesëmarrja e artistëve sllovenë në edicionin e këtij viti të Festivalit ‘Maria Kraja’ mundësohet nga bashkëpunimi me Fondin Slloven për Kulturën.

Kuinteti frymor i Filarmonisë së Lubjanës përfaqëson Slloveninë në ‘Festivalin Ballkanik të Muzikës Moderne’

Kuinteti frymor i Filarmonisë së Lubjanës do të sjellë në skenë koncertin ‘Netët sllovene’, që do të zhvillohet në datën 3 nëntor 2016, ora 19:00, në Galerinë e Arteve dhe në datën 4 nëntor në qytetin e Vlorës. Kjo është hera e parë që veprat e kompozitorëve të muzikës moderne sllovene ngjiten në skenat shqiptare. Koncerti, i cili është një bashkëfinancim i Fondit Slloven për Kulturën, zhvillohet në kuadër të 25-vjetorit të pavarësisë së Sllovenisë. Kuinteti: Matthew Grahek – flaut Matjaz Rebolj – oboe Tadej Kenig – klarinetë Arpad Balazs piri – fagotë Jože Rošer – trombë Programi: Uros Krek: Episode Concertante Primoz Ramovš: Woodlind Quintet Paul Hindemith: Kleine Kammermusik Lucijan Marija Škerjanc: Woodwind Quintet Maurice Ravel: Piece en form de Habanera Koncerti organizohet nga Shoqata e Kompozitorëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë. Në festival do të marrin pjesë grupe të ndryshme muzikore nga Ballkani Perëndimor, si Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, të cilët do të prezantohen me repertorin e kompozitorëve të muzikës moderne të vendeve të tyre.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top