Dëshmi

May 17, 2019 | 8:40

Artur Lazri: Diplomaci & biznes misioni ELITE

Pakkush e njeh në një profil më të detajuar, pasi ka zgjedhur fjalën si përçuese të mendimeve dhe ideve të tij, kryesisht me natyrë politike. Por, është momenti t’i afrohemi lexuesit e t’i rrëfejmë pak më shumë se kush është Artur Lazri, dhe pse jo, të marrim disa këshilla të vlefshme se si mund t’i vëmë në jetë ambiciet tona.

Artur Lazri PhDc Shkenca Politike, CEO ELITE COMPANY

Artur Lazri PhDc Shkenca
Politike, CEO ELITE
COMPANY

Çfarë ka ndikuar në atë që përfaqësoni sot?

Në falënderim të thellë për Zotin, jam lindur nga dy mësuesit e nderuar Vitore dhe Mark Lazri, të cilët jetëzuan një familje ku u gërshetuan natyrshëm vlerat intelektuale dhe tradicionale të një zone unike si Mirdita. Ndikimi nga një familje e madhe ku prejardhja fisnike dhe biblioteka e tim ati ishin pasuria më e madhe, kombinuar me një marrëdhënie të konsoliduar komunitare, vazhdon përjetësisht në ADN-time personale dhe familjare. I rritur në një ambient të tillë ku historia, politika dhe shkrimet e vjetra ishin predominuese në familjen tonë, frymëzimi koshient dhe subkoshient vijon natyrshëm në edukimin e mëvonshëm në pedagogji dhe shkenca politike.

Sa ka ndikuar familja e cili ka qenë mentori juaj?

Mirdita, si kryeqendra e Shtetit të Arbrit, është një zonë e pastër shqiptaro-arbërore me një histori të jashtëzakonshme kumtuese që frymëzon jo vetëm studiuesit, por çdo njeri, i cili lind apo jeton aktualisht në këtë vend. Njerëzit nuk zgjedhin vendin dhe familjen ku lindin, por të dyja këto ndikojnë në gjithë rrugën tonë humane. Mentori im i parë është Doktoranti i Shkencave Pedagogjike Mark Lazri, im atë, krijuesi i 10 librave, i cili është njeriu që ka mishëruar më së pari tek personi im personalitetin e duhur në familje, shkencë e shoqëri. Abraham Lincoln, president i 16-të i SH.B.A, i cili ka hequr skllavërinë dhe ka orientuar balancat sociale të kombit global më të fuqishëm aktualisht, është figura e dytë që ka ndikuar për një karakter të fortë dhe luajal tek personi im.

Keni një background të plotësuar sa i përket formimit, ndërsa nuk ndaleni në përvetësimin e dijeve, si një aset i pashmangshëm do të thoja, për nga natyra që reflektoni.

Sokrati ka një thënie të shkëlqyer mbi dijen: “Ka vetëm një të mirë, dituria. Ka vetëm një të keqe, padituria”. Edukimi në pedagogji dhe shkenca politike, si dhe studimi i thelluar akademik PhD në SH.B.A, më kanë dhënë këndvështrimin e duhur jetësor personal në thellimin në dije në mënyrë të vazhduar dhe përkushtimin familjar, profesional e publik.

Ju nuk prireni të jeni shumë i dukshëm, ndërsa përmes kësaj bisede shquheni për një bagazh dhe leksik të pasur, sidomos kur bëhet fjalë për dy fusha tepër të çmuara për ju: të qenit pedagog dhe studiues i shkencave politike, e njëherësh drejtues i një prej kompanive të këshillimit të pronave “Elite Real Estate” në Tiranë. Sa e ndihmojnë njëra-tjetrën në plotësimin e ambicieve, por edhe pasioneve tuaja?

Aktivizimi im qytetar publik në median vizive dhe të shkruar, studimi i thelluar në shkencat politike, veçanërisht privilegji dhe përgjegjësia e edukimit të studentëve në pozicionin “Lektor Universitar” në shkenca politike, si dhe formimi e liçensimi si ndërmjetës ligjor, krijuan tek personi im premisat e duhura për të themeluar kompaninë ndërkombëtare të ndërmjetësimit “ELITE”, e destinuar për elitat në fushat: ndërmjetësim, konsulencë, projekte dhe shitjeblerje të pasurive të paluajtshme.

Bashkëpunimi i kompanisë Elite me investitorët dhe kompanitë më të rëndësishme shqiptare dhe ndërkombëtare, janë një mundësi e shkëlqyer për biznesin tonë dhe tregun e investimeve në Shqipëri. Pozicionimi i kompanisë përballë hotel “Plazza” në qendrën “Torre Drin”, na jep aksesin e duhur për zhvillimin cilësor të këtij biznesi.

Sa e formuar është shoqëria në këto pritshmëri, duke parë që si arsimi dhe të qenit drejtues i një agjencie kërkojnë nerv në ushtrimin e tyre?

Shoqëria shqiptare nuk është mësuar akoma me profesionin e ndërmjetësit ligjor si një profesion avangard në perëndim, sepse shqiptarët njohin akoma rëndom termin joligjor dhe primitiv të sekserit. I mësuar personalisht me punën profesionale dhe me sfidat publike, kam fatin të kem në krah bashkëpunëtorët dhe ekspertët më të zotë të pasurive të paluajtshme dhe konsulencës, të cilët ma lehtësojnë në maksimum drejtimin dhe suksesin në kompani. Bashkëpunimi profesional me juristin e suksesshëm Eduard Duka dhe modeli amerikan i ndërmjetësimit të cilin e aplikojmë plotësisht si format dhe realizim të kontratave profesionale me investitorë të rëndësishëm, i kanë dhënë kompaninë Elite status profesional ndërkombëtar.

Familja është streha ku çdokush gjen forcat e ripërtëritjes. Ndodh me ju kështu?

Dita ime është super aktive, duke filluar me paraditen në universitet dhe pastaj deri në darkë vonë në drejtimin e kompanisë dhe komunikimin e vazhduar me investitorë e kompani të ndryshme. Pas ditës super të lodhshme në punë, kur në shtëpi të pret mirëkuptimi dhe përqafimi i familjes, e kupton se lodhja zhduket menjëherë dhe mbetet vetëm të mos harrosh falënderimin e përnatshëm ndaj Zotit për familjen që na ka dhuruar. Të krijuarit e familjes nga dy prindër e mësues të mrekullueshëm, vazhdimi i familjes me bashkëshorten Erina, në profesion mjeke, si dhe bekimi i Zotit me dy fëmijë engjëj, formëzon strehëzën time jetësore dhe që realisht më jep forcën e duhur për t’u përballur me sfidat e përditshme dhe vizionare.

Çfarë ju zbret me këmbë në tokë dhe ajo pas së cilës nuk do të hiqnit dorë kurrë?

Aristoteli ka thënien më të saktë që më mban me këmbë në tokë: “Njeriu është natyrshëm social dhe politik, ai që mund të jetojë larg nga shoqëria është ose kafshë ose Zot”. Kurrë nuk heq dorë vetëm nga familja, sepse ajo mbetet më kuptimplotë dhe më domethënëse për ne humanët. Sfida publike është personifikimi i asaj që më mban koherent dhe në konkurrencë të vazhduar me kohën.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top