Studimet më të fundit kanë zbuluar vendet më të pista në kuzhinën tuaj dhe mund të befasoheni për të.
Edhe në qoftë se shpenzoni orë duke pastruar shtëpinë, duket se ka vende që antibakterialët nuk mund të arrijmë ti largojmë.
Në të vërtetë, produktet e pastrimit mund të mos jenë aq efektive në heqjen e baktereve siç ju mendoni.
Një hetim nga BBC ka zbuluar efektivitetin e letrave antibakteriale.
Seria, e paraqitur nga Michael Mosley, zbuloi se bakteret mund të fillojnë të rishfaqen në sipërfaqe pothuajse menjëherë pas fshirjes.
Eksperimenti i tij tregoi prova të shfaqjes dhe rritjes së baktereve vetëm një orë pas pastrimit.
Programi nxori në pah se vendet më të pista ishin rubineti e sfungjerët që shumica prej nesh i përdorin për të pastruar tenxheret dhe enët tjera.
Studimi i shtëpive të 22 familjeve zbuloi se 75% e këtyre enëve ishin të kontaminuara me baktere koliforme, një familje e baktereve.
Pra, cila është mënyra më e mirë? Ju mund ta vendosni sfungjerin në zbardhues një herë në javë, ose sipas Good Housekeeping, mund ta vendosni në mikrovalë ose pjatalarëse.
Sende të frikshme, por vlen të theksohet se shumica dërrmuese e baktereve dhe mikrobeve që do të gjeni në shtëpinë tuaj janë absolutisht të padëmshme.
Burimi / oranews.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.