Sipas fjalorit, miqësia nënkupton “ndjenjën e simpatisë reciproke midis dy ose më shumë njerëzve, pavarësisht lidhjes, qoftë ajo farefisnore apo sensuale”. Pra, kurrë mos i lini të shkojnë miqtë që ju thonë këto 10 fjali:
- Ju keni të drejtë.
Miqtë që e dinë kur nuk kanë të drejtë, janë një thesar për jetën tonë. Ata shmangin lodhjen e padobishme dhe dyshimet që na çojnë në mosbalancim, përkundrazi na sjellin siguri dhe paqe, duke na bërë të ndihemi më të sigurt përballë miqësisë dhe jetës.
- Më falni!
Të pendohemi për ndonjë gjë tregon respekt dhe konsideratë. Kërkimi i faljes është një shenjë e përulësisë dhe qëllimi nuk është të bëjë të njëjtin gabim. Askush nuk është i përsosur, por të kesh miq që vërtetë që nuk duan të na lëndojnë është vërtetë bukur.
- Unë jam krenar për ju!
Një nga gjërat që na bashkon me miqtë tanë është admirimi i ndërsjellë. Të dish se kush na vlerëson dhe ndjen dashuri të madhe është më shumë se një medalje, është një injeksion i dashurisë në frymën e jetës.
- Sot ju jeni të mërzitshëm.
Vetëm një mik i mirë mund të na e thotë këtë fjali. Miqtë e mirë shërbejnë gjithashtu për të na treguar se po humbim veten me qëndrimet tona, që ne duhet t’i shqyrtojmë veprimet tona dhe t’i braktisim zakonet e këqija. Ky është gjithashtu roli i një miku të mirë.
- Ju jeni të bukur!
Kur blejmë një fustan të ri, ndryshojmë modelin e flokëve ose ndihemi mirë për jetën dhe japim energji të mirë, marrja e këtij lëvdimi nga një mik i dashur është gjëja më e bukur, sepse, pa hipokrizi, të gjithë pëlqejnë të ndihen mirë për veten e tyre.
- Keni bërë mirë!
Është mirë kur përforcojnë qëndrimin tonë pozitiv. Tregojnë se jemi në rrugën e drejtë, të mirë dhe mbajmë ekuilibrin tonë si një qenie njerëzore. Vetëm miqtë e vërtetë mund të lavdërojnë pa konkurrim, prandaj vlerësojini ata.
- Mund të mbështeteni tek unë!
Nëse nuk mund të mbështetesh në një mik, miqësia sigurisht që nuk është e vërtetë. Miqtë janë aty në çdo orë dhe situatë.
- Ju jeni gabim!
Ai ju tregon në fytyrë se keni bërë një gabim, kjo sepse duan të përmirësoheni, por gjithashtu, e ndjen gabimin tuaj sikur të ishte i tiji.
- Më jep një përqafim!
Ngrohtësia e përqafimit të një miku të vërtetë është gjithmonë shumë e mirë. Është kur ndjenja e kujdesit të ndërtuar nga një miqësi e bukur gjen një mënyrë për të kaluar fizikisht energjinë e dashurisë nga njëri tek tjetri. Është gjallëruese dhe kur miqësia është e vërtetë përqafimi është i pabesueshëm.
- Unë të dua!
Po, miqtë gjithashtu thonë të dua. Dhe kjo është e bukur, sepse është një dashuri pa angazhim, që vjen nga bashkëjetesa e një miqësie që bën vetëm mirë. Dhe nëse keni turp të thoni se e doni, shpreheni këtë me tekst dhe në vend që të deklaroni dashurinë tuaj, ju do t’i tregoni se sa krenar jeni për të dhe rëndësinë që ka miqësia juaj në jetën tuaj.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.