Këshilla & Arsye

December 21, 2018 | 10:09

Asnjëherë mos i zbuloni këto 6 gjëra, mbajini sekret!

Ka disa gjëra që nuk duhet t’i tregohen askujt, por të mbahen sekret. Kjo është ajo që na këshillon kultura Lindore. Në kohët e lashta mençuria ishte shumë më e përhapur dhe gjithashtu më e praktikuar, në krahasim me ditët tona. Për fat të mirë, shumë nga mësimet e popujve të lashtë kanë ardhur tek ne dhe janë ende të vlefshme përkundër gjithë kohës së kaluar. Mbi të gjitha, mençuria lindore paraqet një udhëzues të çmuar në udhëtimin tonë drejt përmirësimit personal dhe qetësisë.

Mes mësimeve të rëndësishme të jetës, ne duam të sugjerojmë atë që ka të bëjë me heshtjen. Duke praktikuar fshehtësinë dhe duke mbajtur këto 6 gjëra për veten tuaj:

  1. Mos zbuloni planet tuaja për të ardhmen

Ndarja e projekteve tuaja me njerëz të tjerë mund të jetë një nismë e dëmshme, duke shkaktuar dekurajim, frustrim. Idetë negative të të tjerëve mund të demotivojnë, kushtëzojnë dhe frenojnë momentin tonë.

  1. Mos flisni për problemet tuaja shëndetësore

Nuk është e nevojshme t’u tregosh të tjerëve lodhjen, një shqetësim, një vështirësi emocionale. Ne duhet të mësojmë t’i përballojmë vështirësitë, të kërkojmë këshillën e mjekut dhe të mos mbështetemi në fuqinë e të tjerëve.

  1. Mos u mburr për bujarinë tënde

E mira duhet të bëhet në heshtje. Veprimet bamirëse nuk kanë nevojë për vëmendje dhe duartrokitje kur ato janë autentike. Për më tepër, duke i bërë ato publike, rrezikoni të poshtëroni ata që i kanë marrë ato. Praktikoni veprat tuaja të mira me maturi dhe taktikë.

  1. Mos u mburr me forcën dhe aftësitë tuaja

Talentet, cilësitë, njihen lehtësisht. Ju nuk keni nevojë të mburreni dhe të tregoni forcë për të marrë njohje. Mos harroni se ata që janë të aftë shkëlqejnë edhe në errësirë.

  1. Shmangni thashethemet

Ofendimi, gjykimi, të folurit keq për të tjerët nuk është kurrë sjellje e ndershme. Thashethemet shpesh janë rrjedhojë e zilisë, tregojnë pakësinë e mendjes.

  1. Mos zbuloni detaje intime të jetës suaj

Një qëndrim i miratuar nga shumë pak këto kohë. Çdo gjë në lidhje me jetën e dikujt është në dispozicion të të gjithëve. Në dispozicion të kuriozitetit me qëllim të keq dhe të djallëzuar.

Rrjetet sociale janë prova e kësaj. Imazhe, grindje, detaje të sferës personale të publikuara në një ritëm të shpejtë dhe në dobi të atyre. Zbulimi i detajeve shumë intime na bën të prekshëm.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top