Sipas rezultateve të një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos, aspirina mund të ndihmojë kundër agresivitetit të tepruar.
Studimi ka përfshirë 200 njerëz që vuajnë nga shpërthime të papritura inati. Pasi u janë nënshtruar analizave të gjakut, studiuesit kanë kuptuar se këto subjekte kishin shumë të lartë nivelin e proteinës C-reaktive dhe të interleukinës 6, substanca që lidhen me agresivitetin dhe inflamacionin dhe janë të lidhura biologjikisht me njëra-tjetrën. Dhe këtu hyjnë në lojë ilaçet antiinflamatore si aspirina. Rezultatet e studimit nënvizojnë se ilaçet që ulin inflamacionin, zvogëlojnë edhe agresivitetin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.