Kërkimet në Universitetin e Virginias theksojnë se, fëmijët me astmë vuajnë nga depresioni, ankthi, probleme të sjelljes dhe probleme me mësimin. Shumë prej hulumtimeve të fazës fillestare të astmës, janë në kërkim të mënyrave të reja për të menaxhuar sëmundjen.
Megjithatë, pak është bërë për të gjetur çrregullimet shtesë të cilat zakonisht paraqiten së bashku me astmën, përfshirë këtu depresionin dhe çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes, që mund të ndikojë negativisht në aftësitë e fëmijëve për t’u përballuar me sëmundjen.
Kërkimet në Universitetin e Virginias theksojnë se deri sa këto situata shtesë nuk shqyrtohen, programet edukuese të astmës nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë pacientët e rinj.
“Mund të themi se familjet që kanë fëmijë astmatik jo vetëm që nuk raportojnë incidentet e këtij çrregullimi, por as edhe të depresionit, ankthit dhe çrregullimeve në mësim”, thotë Dr. James Blackman, pediatër në Qendrën e Rehabilitimit në Universitetin e Virginias.
“Nëse mund të menaxhojmë këto sëmundje shoqëruese, atëherë mund t’i ndihmojmë fëmijët të shërojnë astmën dhe t’i ndihmojmë familjet të menaxhojnë sëmundjen në mënyrë më të shëndetshme”.
Studimi është kryer përmes telefonit dhe është mbledhur material nga 102,353 fëmijë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi zbuloi se, fëmijët me astma vuajnë nga depresioni, ankthi, probleme të sjelljes dhe probleme me mësimin. Sa më të mëdha të jenë vuajtjet nga astma, po aq të mëdha janë edhe vuajtjet nga këto probleme.
Më shumë se 10% e fëmijëve kanë kaluar nëpër probleme një vjeçare të cilat është dashur të trajtohen. Mbi të gjitha, këta fëmijë kanë humbur më shumë se dhjetë ditë mësimi, duke i lënë prindërit në merak për zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve të tyre.
”Ajo çfarë është me rëndësi nga ky studim është se astma tek fëmijët mund të çojë në disavantazhe psiko-sociale”, shton Blackman.
Ai beson se fëmijët me astmë kanë nevojë për trajtim specifik që merret me shëndetin fizik, mendor dhe zhvillues. Kjo mund të çojë në më pak ditë të humbura në shkollë dhe më pak telefonata për prindërit në lidhje me problemet në sjellje dhe shkollë të fëmijëve të tyre.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.