Lifestyle

March 2, 2016 | 10:41

Astronauti Scott Kelly mbërrin në tokë pas 340 ditëve në hapësirë

Pas gati një vit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, astronauti Scott Kelly tani është kthyer në Tokë. Ai është ulur pa probleme në Kazakistan. Ata e përmbushën me sukses misionin e tyre prej 340 ditësh periudhë e cila është thuajse dy herë më e madhe se qëndrimi normal në hapësirë.

Ky ishte një eksperiment për të studiuar efektet e gravitetit në trupin e njeriut, në mënyrë që NASA mund të përgatisë astronautët për fluturime të gjata në Mars dhe përtej.

Ne tashmë e dimë se hapësira ka ndikime shumë të ashpëra në trup. Në muskuj dhe kocka. Shikimi zvogëlohet, dhe astronautët rregullisht vuajnë nga pagjumësia.

Mjekët NASA-s janë të interesuar të shohin se si këto këto ndryshime ndikojnë tek një astronaut gjatë rrjedhës së një viti, në vend të misioneve tipike gjashtë mujore.

Vëllai binjak i Kelly, Mark, do të shërbejë si pikë krahasimi për studimin. Nga Kazakistani, Kelly do të fluturojë për në Hiuston, ku studiuesit eNASA-s do të fillojnë një seri kontrollesh shkencore. Ndërkohë, vëllai binjak Mark Kelly, edhe ai një astronaut, gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në tokë duke kaluar në disa kontrolle.

Mjekët e NASA-s  gjithashtu shpresojnë të mësojnë ndikimin që ka rrezatimi në qelizat e trupit.

“Fizikisht ndihem shumë e mirë, por izolimi nga njerëzit është pjesa më e vështirë ” tha Kelly gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp në bordin e ISS.

Krahasimet mes binjakëve do t’i lejojnë shkencëtarët të dalin në përfundimin për ndryshimet fizike dhe psikologjike që ndodhin gjatë qëndrimit të gjatë në orbitë.

Por përgjigjet nuk do të vijë shpejt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top