Këshilla & Arsye

November 27, 2019 | 12:42

Ataket e panikut nga tërmeti, si t’ia dalim për të ruajtur qetësinë

Tërmeti është një fenomen tejet i frikshëm natyror, i cili shkakton panik edhe nëse nuk është i fortë. Shqipëria u prek sot nga një i tillë,  duke shkaktuar dhe lëkundje pasuese sizmike.

Sipas psikologëve, nuk duhen nënvlerësuar pasojat e frikës, që pashmangshmërish kanë prekur shumë njerëz. Mosha më e prekur nga ataku i panikut, sipas ekspertëve është ajo nga 40-45 vjeç, pasi siç e dëshmojnë shifrat statistikore, ata kanë peshën e përgjegjësive familjare, pra shtëpi, fëmijë, prindër, të moshuar etj.

1Megjithatë, çdokush mund të pësojë kriza ankthi që mund të përkeqësojnë gjendjen psikike.

Nëse keni kaluar një krizë paniku dhe jeni ndjerë të bllokuar me ndjesinë se po vdisni apo me djersë të ftohta dhe rrahje zemre; pasi keni parë shtëpinë të lëkundet nga tërmeti, apo në rastet më të këqija, të keni parë ndërtesa që bien, keni përjetuar një përvojë traumatike shumë të fortë, që lë gjurmë, por që duhet përballuar. Në të kundërt, trauma, mund të strukturojë një gjendje ankthi të përhershme.

Këshilla:

MOS U IZOLONI. ËSHTË MIRË QË TA SHPREHNI ATË QË KENI PËRJETUAR. ËSHTË E NEVOJSHME TË MOS I SHPENZONI ENERGJITË, DUKE E KALUAR VETËM KËTË TRAUMË ME MENDIMIN SE DO TA HARRONI.

RUAJINI ENERGJITË TUAJA PËR TË PËRBALLUAR MIJËRA VËSHTIRËSI QË JETA JU REZERVON.

adminSipas psikologëve, gjëja më e mirë që duhet të bëni, është t’ia dilni të ndërhyni para se trauma t’ju kaplojë të tërin. Ka teknika të ndryshme. Ja këshillat për të ruajtur një vetëkontroll në situata të tilla:

1. Është e nevojshme të mësoni të merrni frymë në mënyrë diafragmatike dhe të thellë, që t’ia dilni të ulni nivelet e adrenalinës, të cilat truri ynë i prodhon menjëherë në rast se percepton një rrezik

2. Duhet të evitoni ekspozimin e vazhdueshëm të vetes ndaj imazheve që na paraqet televizori. Është e nevojshme që të njiheni me faktet, por kërkimi i ethshëm për informacion, me shpresën se do t’ia dilni ta ulni ankthin, do t’ju bëjë të merrni efektin e kundërt.

3. Nëse keni vështirësi në të fjetur apo zgjoheni shpesh gjatë natës, mund të jetë e nevojshme të përqendroheni te një ngjarje e bukur e jetës tuaj, ose të numëroni nga 100 në 0. Duhet patjetër të mundoheni t’i ndaloni mendimet alarmante që ju bën të ndjeheni gjithnjë e më të kërcënuar.

4. Nëse keni fëmijë, transmetojini atyre qetësinë me shembullin tuaj, duke ruajtur qetësinë dhe duke zhvilluar aktivitetin normal të ditës. Mos ia fshihni informacionet, pasi sido që të jetë do t’i marrin vesh. Më mirë mundohuni t’i shpjegoni atyre se TV jep raste të veçanta dhe se ajo që kanë parë nuk bën pjesë te normaliteti. Mbrojini nga imazhet tejet të rënda dhe që ripërsëriten. Më të vegjëlve mund t’u tregoni edhe përralla ose sajoni rrëfenja që të përfshijnë tokën që tronditet, por që gjithnjë nuk ka pasoja të këqija. Dhe përralla të mbyllet me fund të lumtur. Bëjeni këtë gjë, duke u përpjekur t’i transmetoni qetësi dhe argëtim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top